Dy liderët e Opozitës në vend kanë zhvilluar një takim dy ditë më parë.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me aksionin opozitar që pritet të nisë me ardhjen e sesionit të ri parlamentar, 5 shtator.
Nuk dihet ende se cili ka qenë vendtakimi që ka bërë bashkë Berishën e Metën dhe as përfundimi i diskutimeve.