Dy prej automjeteve të eksortës së kryeministrit Edi Rama është aksidentuar në qytetin e Korçës, ku po zhvillohet mbledhja dy ditore e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Makinat e përfshira në aksident janë një “Honday” dhe një “Mitsubishi” me targa të Ministrisë së Brendshme (makinat që qëndrojnë pas automjetit ku udhëton kreu i qeverisë). Ka qenë fillimisht “Mitsubishi” i cili ka goditur një “Golf 2”, ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe “Honday” e cila ka përfunduar në kanal.
Për shkak të përplasjes 3 punonjës të gardës kanë mbetur të plagosur. Ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe disa persona që udhëtonin në automjetin tip “Golf”. Ata janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.