Mbi një mijë të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi një mijë të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

19:46 | 14/11/2020
në Kryesore
0

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut të shtunën ka njoftuar për 18 persona të vdekur nga COVID-19, 1.168 të tjerë të infektuar dhe 692 të shëruar. Të dhënat i referohen 3.353 testeve të kryera në të gjithë laboratorët publik e privat, në 24 orët e fundit.

Sipas raportit, numri më i madh i viktimave është në Shkup, gjithsej pesë të vdekur; katër në Kavadar nga dy në Kumanovë dhe Manastir, nga një në Tetovë, Shtip, Ohër, Strumivë, Sveti Nikollë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.281, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Read more

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti –

Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba –

Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

Mos na bëni qesharakë –

Shkupi është në krye të qyteteve me numrin më të madh të të infektuarve. Të shtunën janë regjistruar 513 raste të reja.

Në Klinikën Infektive në Shkup dhe qendra tjera shëndetësore janë të shtruar 563 persona.

Në Maqedoninë e Veriut me koronavirusin e ri janë diagnostikuar 46.026 persona, prej tyre 26.981 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 17.800 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërkohë ka paralajmëruar rritjen e numrit të testeve pas reagimeve në opinion për mungesë të tyre dhe pritjeve të gjata për tu testuar.

“Një sasi e konsiderueshme e testeve do të arrijnë në të gjitha qendrat dhe sipas indikacionit dhe nevojës, të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të testohen”, ka deklaruar Filipçe.

Ai gjithashtu ka dalë me vlerësimin se prania e antitrupave te personat e shëruar nuk duhet të shihet si provë se ato e mbrojnë pacientin e kuruar nga COVID-19, dhe ka shumë raste kur nuk ka aspak antitrupa.

“Ka shumë raste që edhe pas shërimit të sëmundjes, nuk janë detektuar prani e antitrupave. Në disa studime është konstatuar se edhe kur ekziston një sasi e antitrupave të konfirmuar, ajo nuk është provë që ato e mbrojnë personin. Ka shumë opsione që janë të dukshme gjatë kësaj periudhe të kaluar dhe për të cilat shkenca nuk ka dhënë ende një shpjegim”, ka deklaruar Filipçe.

Etiketa: “Maqedonia e VeriutKoronavirusi

Të Lidhura

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti –

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti –

nga 27
11:57 | 07/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Besançon në Francë, ku një 36-vjeçare shqiptare u gjet pa shenja jete në...

Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba –

Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba –

nga 27
11:53 | 07/05/2026
0

Pamjet tronditëse të publikuara nga mensa e studentëve të Akademisë së Sigurisë në Tiranë kanë ngritur shqetësime serioze për kushtet...

Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

nga 27
11:37 | 07/05/2026
0

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet nga Kuvendi, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të Niko Peleshit....

Mos na bëni qesharakë –

Mos na bëni qesharakë –

nga 27
11:05 | 07/05/2026
0

Deputeti i PD-së, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të...

Para
“Turp nëse shëtit në Tiranë dhe nuk kapet Kajmaku”, Paloka pas reagimit të Jaupit: Kriminelët në krye të vendit!

Kastriot Islami në komisariat, Paloka: Rama, hakmarrës i neveritshëm

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti –

E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti –

11:57 | 07/05/2026
Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba –

Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba –

11:53 | 07/05/2026
Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –

11:37 | 07/05/2026
Mos na bëni qesharakë –

Mos na bëni qesharakë –

11:05 | 07/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –

10:33 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti –
  • Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba –
  • Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen –
  • Mos na bëni qesharakë –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe gazi –
  • Janë bllokuar produkte dhe është gjobitur subjekti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E rëndë në Francë! 36-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti –
  • Pamje tronditëse/ Uthulla që iu shërbehej studentëve të Akademisë së Sigurisë, e mbushur me krimba –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com