Në një postim në Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se forca e tij politike, do të ndërmarrë një nismë ligjore për indeksimin e pagave të qytetarëve. Meta tha se do të ndërmarrë këtë nismë në fillim të sesionit të ri parlamentar. Ish-Presidenti ka publikuar një video ku ka renditur disa shifra, sipas të cilave, mbi 67% e popullsisë në Shqipëri jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, me 5.5 dollarë në ditë.
“Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave” – shkruan Meta.