Mbi 100 të vdekur më shumë se dje, rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Spanjë

Lexo edhe

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar me shifrën e djeshme, ku u regjistruan 637 viktima.

Me të dhënat e sotme, Spanja shënon sërish bilanc tragjik në rritje nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 13 798 numrin total të viktimave.

Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, duke u bërë e dyta në botë pas SHBA.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *