Ka mbërritur në Tiranë trupi i pa jetë i regjisorit Gjergj Xhuvanit, i cili u nda nga jeta me datën 14 gusht në Romë pas një ataku kardiak.
Trupi i tij është marrë nga familjarët mes lotësh dhe është në vendin, ku do të mbahet ceremonia e varrimit të tij, e cila do të bëhet në orën 14:00.
Ceremonia do të jetë private, ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.