Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bomba e merkatos/ Mediat italiane: Ikardi drejt Milanit

Nga Klodiana 0

Mauro Ikardi drejt Milanit. Sipas gazetës milaneze “Il Giornale”, kuqëzinjtë janë duke menduar seriozisht për bombën e merkatos.

Interi po përpiqet ta heq qafe me çdo kusht argjentinasin, ndërkohë që destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë Milani.

Duke qenë se akordi me Korrean ka ngecur, drejtuesit e Milanit kanë bërë një sondazh për ish-kapitenin zikaltër. Transferimi i Ikardit te rivalët kuqezinj, nuk përbën problem për drejtuesit e Interit, të cilët nuk e shikojnë Milanin si rival për titullin.

I vetmi problem që duhet zgjidhur është mënyra e transferimit. 7 herë fituesit e Champions-it, nuk e kanë luksin të paguajnë 60 milionë euro për 26-vjeçarin, por mund të gjendet një formulë e përshtatshme. Me shumë gjasa, bashkëshortja e Ikardit, Vanda Nara, do të ishte dakord, për transferimin e Ikardit te Milani, pasi do të vazhdonte jetën e saj në Milano, duke mos u shkëputur nga angazhimet e saj.  Në orët e ardhshme, priten zhvillime të reja, për sa i përket këtij lajmi të bujshëm. /panoramasport

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej