Mbërrijnë virozat e stinës, Mjekët: Ja si mbrohen të vegjlit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbërrijnë virozat e stinës, Mjekët: Ja si mbrohen të vegjlit

15:28 | 20/03/2017
në Uncategorized
0
Mother taking care of her sick daughter

Mother taking care of her sick daughter

Gjatë këtyre ditëve janë vëne re ndryshime të shpeshta të temperaturës. Sa janë të rrezikuar fëmijët për t’u prekur nga virozat?
Më ndryshimin e shpeshtë të temperaturave jemi të gjithë të riskuar të prekemi nga virozat, duke qenë se luhatjet e temperaturave janë goxha të mëdha. Përveç kësaj jemi edhe në sezonin e virozave. Kështu që ekziston mundësia për t’u prekur nga virozat e stinës.

Cilat janë rrugët që mund t’i marrim këto viroza? 
Rrugët që mund ti marrim janë nëpërmjet ajrit, sepse viruset qarkullojnë ajrin që ne thithim. Vendet më të rrezikshme janë vendet e mbyllura, si baret, lokalet ku qëndrohet për një kohë të gjatë dhe ka shumë persona. Por edhe qëndrimi në një ambient më personat që janë të prekur nga virozat. Nëntori njihet si muaji i shpërthimit të virozëve, a është përcaktuar se cili tip po qarkullon? Jemi në sezonin e virozave. Por nuk mund të përcaktoj se cili grip. Normalisht ai që ekziston çdo vit, pavarësisht mutacioneve që virusi pëson nga viti në vit tjetër. 
Cilat janë simptomat e një viroze?

Simptomat e një viroze janë kur kemi, hundë, dhimbje fyti, temperaturë me problem të tjera respirator, por nuk mund përjashtohen edhe komplikacionet që gripi mund të japë. Ka pasur edhe viroza të traktit gastro-itestinal, pra kryesisht me bark me të vjella, me temperaturë, me dhimbje të forta koke, dhe preket kryesisht rrugët e frymëmarrjes. Cilat janë këshillat për t’u mbrojtur nga virozat? Sa janë pa u prekur ende nga gripi duhet bërë kujdes që të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të mbyllura. Evitim i daljeve, sidomos për fëmijët, kur temperaturat janë shumë të ulëta. Ushqimi duhet të jetë i pasur me lëngje, me vitamina, pra duhet një dietë e pasur.

Cilët janë kategoritë më të rriskuar nga virozat?
Të gjithë mund të prekemi, por më të rrezikuarit janë fëmijët, por edhe të rriturit që kanë sëmundje të tjera sekondare. Pra të sëmurët kronikë. Kjo sepse imuniteti i tyre është me i ulët për shkak të sëmundjes që kanë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Çfarë duhet të bëjmë kur prekemi nga virozat?
Në momentin që prekemi nga virozat duhet një mjekim simptomantik, që në varësi të shenjave që kemi duhet të marrim mjekimin. P.sh. nëse fëmija ka temperaturë merret një medikament që ul temperaturën, siç është paracetamoli, ponstan, iboprufeni. Gjithashtu duhet të përdoren shumë çaji, suprat, lëngjet. Por, ajo që është më e rëndësishme është edhe konsultimi me mjekun, në këtë rast me pediatrin dhe jo me farmacistin. Antibiotikët nuk duhet të merren në rast të një viroze normale, së cilës i duhen 5 ditë për të plotësuar kurbën e saj. Në rastet kur kemi komplikacione të gripit, atëherë rekomandohet përdorimi i antibiotikut.

A jemi ende në kohë për të bërë vaksinën kundër gripit? Një nga profilaksitë sa i përket ruajtes dhe mbrojtjes nga gripi është edhe vaksina. Ajo është goxha efektive dhe jemi ende në kohë për ta bërë atë. Duhet të jetë një person i cili për momentin nuk ka as temperaturë, as kollë. Më të predispozuar për ta bërë vaksinë janë fëmijët dhe të sëmurët kronikë, këto janë dy grupet që unë do t’ua rekomandoja që ta bënin, por edhe pacienteve që çdo vit sëmuren nga gripi.

Është e rekomandueshme për çdo fëmijë apo ndonjë limit moshe?
Nuk mund të vendos ndonjë kriter, por që në moshë 6 muajsh fëmija është i mbrojtur nga antikorpet e nënës nga që ushqehet me gji.

A sjell komplikacione vaksina? 

Në shumicën e rasteve vaksina nuk ka asnjë komplikacion, shumë rrallë mund të vihet re një klinikë e lehtë e virozës së gripit, por kjo jo në të gjitha rastet.

Cilat janë komplikacionet e gripit, nëse nuk kurohet?

Gripi ka komplikacione, në ato raste kur ai nuk mjekohet ose nuk mjekohet ashtu si duhet. Komplikacione ndodhin edhe te personat që kanë patologji të tjera sekondare, si p.sh një diabetik, një i sëmurë kardiak. Komplikacioni i gripit mund të jetë një sinozit, një infeksion urinar, te të sëmurët kardiakë mund të kemi një mbivendosje të infeksionit sekondar si rezultat i gripit.

Veshjet e përshtatshme për fëmijët
Me veshjen duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi njëherë ftohtë një herë ngrohtë, bën që fëmija të djersitet dhe ajo djersitje është e keqe dhe mund ta ftohi fëmijën. Unë do t’i rekomandoja nënat t’i veshin fëmijët ashtu siç vishen për veten e tyre sepse edhe fëmija e ndjen njësoj temperaturën. Nëse nëna e ndien që është ngrohtë, është vapë, pavarësisht se jemi futur në stinën e vjeshtës dhe të dimrit avash-avash ta veshë fëmijën për këtë stinë. Pra veshja duhet të bëhet në varësi të temperaturave. Ashtu siç vishet vetë nëna, ashtu duhet të veshë edhe fëmijët.

Etiketa: mjekëtvirozat e gripit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Në shtator nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

Në shtator nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com