Materniteti i vjetër i Tiranës, si KÇK e radhës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Materniteti i vjetër i Tiranës, si KÇK e radhës

15:15 | 22/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Nga Erion Dasho 

Në fundjavë e pati radhën materniteti i vjetër i Tiranës, ndoshta e fundit godinë historike e shëndetësisë shqiptare dhe prej kohësh monument kulture.

Fadromat brenda disa orëve shuan dhjetëra vjet histori jo vetëm institucionale por edhe personale të atyre dhjetëra mijë tiranasve jeta e të cilëve kishte nisur në atë vend.

Rrjeti nuk mungoi të reagonte, sidomos për shkak se prishja e maternitetit rezonon me prishjen e stadiumit, teatrit dhe dhjetëra shtëpive tradicionale tiranase, së bashku me rrezikun eminent të Sahatit dhe Xhamisë nga kullat që po ndërtohen disa metra larg.

Por, çfarë mund të thuhet nga ana profesionale për këtë veprim të fundit të boratëve?

A ka vend argumenti se është duke u ndërtuar një spital i ri me më shumë shtretër për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve të Tiranës?

Në radhë të parë, nëse Borati dhe boratët nuk e kanë kuptuar akoma, Shqipëria ndodhet në kulmin e një pandemie dhe qindra qytetarë janë duke u trajtuar në shtëpitë e kthyera në spitale.

Qytetarët e dëshpëruar po testohen në privat, po kurohen privatisht dhe do të kishin bërë edhe vaksinën privatisht sikur kjo të mundësohej. Mjekët dhe infermierët janë lënë pa pajisje mbrojtëse dhe vazhdojnë akoma të humbin jetën, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e pakta në botë ku ende vdesin mjekë nga COVID-i!

Në këto kushte të japësh miliona dollarë për të rindërtuar maternitetin është, në rastin më të mirë, një përafrim skandaloz në vendosjen e prioriteteve për ndërhyrje.

Në kulmin e pandemisë të harxhosh miliona për një ndërtim dhe të mos blesh teste, maska për mjekët dhe vaksina është kriminale!

Nga ana tjetër, pavarësisht nga kauza me ngarkesë të lartë emocionale, ndërtimi i një spitali obstetrik nuk përbën aspak prioritet për sistemin shëndetësor shqiptar. Gjatë regjimit të Boratit Shqipëria ka njohur një rënie të lindshmërisë me 25% dhe sot numri i lindjeve të qarkut të Tiranës, përballohen me 80 deri 90 shtretër obstetrikalë.

Duke qenë se një numër i madh lindjesh janë orientuar drejt spitaleve privatë dhe për të përballuar lindjet në Kavajë dhe Rrogozhinë mjafton spitali i Kajavës, numri i shtretërve të nevojshëm ulet akoma më tepër.

Në kulmin e pandemisë që deri tani ka shkaktuar mbi 9,000 të vdekur dhe pas vitit që shënoi lindshmërinë më të ulët historike në një shekull, qeveria kujtohet papritur të ndërtojë një maternitet.

Më tepër se me një çoroditje në vendosjen e prioriteteve dhe, duke ditur se si jepen tenderat në këtë vend, kjo ngjan më tepër me një tentativë Kap Ç’të Kapësh se sa me një ndërhyrje për të përmirësuar kujdesin shëndetësor për shqiptarët!

Duke njohur edhe urrejtjen që ky grupim ka për trashëgiminë tonë historike, mund të jetë edhe kontributi i fundit i rilindjes për të fshirë çdo gjurmë të kësaj trashëgime dhe për të përforcuar idenë se jeta në Shqipëri filloi me Boratin dhe rilindjen.

Rasti i maternitetit si vepra e fundit e Boratit mund të kthehet edhe në pikënisjen e hetimeve ndaj tij për dëmet e pallogaritshme mbi shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, por pse jo edhe kundër historisë sonë të përbashkët.

Të presim e të shohim!

Etiketa: COVID-19materniteti i vjetër i TiranësShqiperiaspitali i Kajavës

Të Lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

nga 27
13:26 | 02/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

nga 27
13:22 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Zvërnecit, që ka sjellë kundërshti të shumta dhe...

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

nga 27
13:12 | 02/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me krijimin e shoqërisë shtetërore Albanian Digital Solutions...

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

nga 27
13:06 | 02/06/2026
0

Është grabitur një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Dyshohet se një person është futur brenda bankës me armë...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

16 të vdekur dhe 827 raste me koronavirus në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

13:26 | 02/06/2026
Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

13:22 | 02/06/2026
ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

13:12 | 02/06/2026
Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

13:06 | 02/06/2026
Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –

Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –

13:04 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –
  • ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –
  • Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –
  • Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –
  • Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com