Martirizimi i priftërinjve katolikë në shifra

Duhet të lëçisni

Tritan Kalo: Komiteti është politizuar/ Rama fton Najada Çomon për deputete

Pasi anëtari i Komitetit të Ekspertëve Tritan Kalo u largua pasi tha se komiteti është politizuar, vjen një lajm tjetër. Top Channel raporton se PS...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

881 vite burg (afro 9 shekuj) kryen priftërinjtë që kishin mbaruar studime në 24 universitete të Europës.

28 prej 38 martirëve të fesë katolike nuk kanë fare varr.

Dëshmitë më rrënqethëse të denja për në Mesjetë: Pasi ia prenë këmbët me sopatë, Dom Lazër Shantoja u pushkatua, Papa Josif Papamihali u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit, At Serafin Koda vdiq, pasi hetuesi e mbyti me thonj në fyt, Maria Tuci u mbyll në thes me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Europës.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Të gjitha këto shifra u bënë publike dje gjatë emisonit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, një puntatë që u shndërrua në homazh për klerikët martrirë, në nder të të cilëve nesër në Shkodër do të mbahet ceremonia e lumnimit të tyre.

Drejtori i Institutit të Teologjisë dhe Filozofisë në Shkodër At Mario Imperatori, një nga organizatorët e kësaj ceremonie Dom Mark Shtjefni, si dhe studiuesit Marçel Hila e Dorian Koçi sollën në vëmendje të publikut fakte, të dhëna dhe dëshmi unikale që nuk ishin dëgjuar më parë lidhur me persekutimin e klerit katolik shqiptar.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirë, një ishte gjerman, një polak dhe një italian. Edhe në insertin special të emsionit u bënë publike për secilin martir fundi i tyre tragjik, mes të cilëve do të veçohen si më të rëndat:

Dom Lazër Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër.

At Serafin Koda, vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Papa Josif Papamihali, u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit.

Imzot Jul Bonati, u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinën e Durrësit dhe vdiq, teksa mjekët bën mbi të eksperimente si një kavie.

Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një grope fekalesh.

E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit, në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që përpara se ta pushkatonin tha: Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Tritan Kalo: Komiteti është politizuar/ Rama fton Najada Çomon për deputete

Pasi anëtari i Komitetit të Ekspertëve Tritan Kalo u largua pasi tha se komiteti është politizuar, vjen një lajm tjetër. Top Channel raporton se PS...

Tritan Kalo jep dorëheqjen nga Komiteti Teknik

Mjeku i njohur infeksionit Tritan Kalo këtë të enjte  ka dhënë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Eksperteve. Mjeku bën me dije se ky Komitet është...

Mesila Doda: Edi Ramën e presin vetëm zinxhirët e burgut (film)

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e ABC, ku është shprehur se opozita prej katër vitesh ka denoncuar dhe...

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër i Europës

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Europë, sipas një publikimi të fundit të prodhimit për frymë rajonal të Eurostat, me...

Basha në Kombinat: Rindërtimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat. Në komunikimin e tij me qytetarët Basha u...