Martirët dhe dëshmorët e kombit të bulevardit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Martirët dhe dëshmorët e kombit të bulevardit

18:35 | 09/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ledi Shamku

Nuk jam këto ditë në Tiranë, por nuk është aspak e vështirë sot me qenë virtualisht edhe kur nuk je fizikisht. Virtualisht pra kaloj edhe unë në bulevardin e madh (gjithnjë më ka shkul malli për atë bulevard si një lloj Elizeu që e bën Tiranën kryeqytet). Dhe pashë se ndehen aty portrete dëshmorësh. Do isha hipokrite po t’ja fshihja vetes se diçka më shqetësoi: Kujtoj këtu se me rastin e ardhjes së Papa Franceskut pikërisht në atë Bulevard, u shpaluan për herë të parë Martirët e Kombit: meshtarë e jo vetëm, të vrarë në emër të lirisë njerëzore, të lirisë për me zgjedhë vetë, për atë liri që na dallon kryesisht nga shtaza e prej nga burojnë edhe gjithë atributet e tjera njerëzore.
Më shqetësoi pra një lloj manie ngarendëse për t’i nderë dëshmorët jo vetëm aty ku ishin shpaluar martirët, por madje edhe me të njëjtin stil fotografie dhe ekspozimi.
I jam thellësisht mirënjohëse çdo vajze a djali, burri a gruaje që deshi lirinë më shumë se veten, por kjo lloj “ekakushekaje” nuk më le shije të mirë aspak.

– Dëshmorët na i vrau i huaji. Martirët i vramë ne
– Dëshmorët kanë prej dekadash një ditë të veten, një prestigj familjar të njohur nga shteti (është familje dëshmorin ai!), kanë prej dekadash një bulevard që quhet si ata, kanë një varrezë monumentale në një nga kodrat më të bukura të Tiranës e për ata që s’patën dot një varr, ka enkas një monument mu në qendër të Tiranës.
Martirët i torturuam, i thyem këmbësh e duarsh në sy të nënës si Lazer Shantojën, i pushkatuam të lidhur varg me zinxhirë ata që zgjodhën të mbronin lirinë, i hodhëm në gropa pa varr o madje i zhvarrosëm e i tretëm lumejve si Fishtën. Familjet e tyre njohën në rastin më të mirë barakat e kampit të Tepelenës apo Savrës e në rastin më të keq përzhitjen e fishekut në lule të jetës. Martirët i kemi pa varr sot e gjithë ditën. I vetmi varr që ata kanë është ndërgjegja jonë, e cila ende nuk ka thënë: Ndjesë!!!! Unë lyp ndjesë!!!

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Ndaj nuk ka aspak pse me rend për me barazu qokën. Mirë do ishte të kishte secili njē vend. Veçse të vetmit ende pa vend janë Martirët e Lirisë që i vramë ne; Dëshmorët e Çlirimit që na i vrau dushmani, i kemi me varre, me libra (Yjet e Pashuar), me filma, me emra shkollash e me emra rrugësh, e me bulevard. Mos i shndërroni zellshëm edhe në Dëshmorët e Kombit të Bulevardit! Lereni ndërgjegjen kombëtare të ndjejë sëmbim për çka ende nuk ka shly! Është mënyra e vetme për me gjetë paqe!

Etiketa: Dëshmorët e ÇlirimitDëshmorët e Kombit të BulevarditLedi ShamkuMartirët e LirisëTirane

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
“Rilindja”, fushëbetejë ku luftojnë kriminelët e fortë politikisht dhe politikanët e pasur materialisht!

“Rilindja”, fushëbetejë ku luftojnë kriminelët e fortë politikisht dhe politikanët e pasur materialisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com