Martin Henze: Zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegale. Për momentin nuk funksionon një shtet i së drejtës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Martin Henze: Zgjedhjet e 30 qershorit ishin ilegale. Për momentin nuk funksionon një shtet i së drejtës

09:38 | 07/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës në Forumin Ekonomik të CDU (Partia Kristian-Demokrate) e kryeministres gjermane Merkel, Martin Henze, ka folur për herë të parë për situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në opinionin e tij, politikani gjerman ka qenë shumë i ashpër me qeverinë Rama duke e quajtur si një qeveri të kriminalizuar dhe aq më keq për një narkoshtet.

“Situata është shumë e komplikuar në Shqipëri nga faktorë të ndryshëm. CDU dhe një grup i deputetëve të saj, kanë këshilluar që zgjedhjet e 30 qershorit të shtyheshin. Duke patur një situatë ku egziston një dekret presidencial dhe kushtetues zgjedhjet u shtynë për disa muaj më vonë dhe në momentin kur qeveria aktuale ka arritur të neutralizojë Gjykatën Kushtetuese dhe atë të lartë, rrjedhimisht dekreti është i detyrueshëm për tu zbatuar nga organet kompetente.

Read more

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Për mendimin tim zgjedhjet e 30 qershorit janë ilegjitime pasi ekziston dekreti presidencial që është organi më i lartë kushtetues dhe organet e tjera në momentin kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë këtë dekret, atëherë rrjedhimisht ngelet për tu zbatuar. Më lejoni të them dicka. Duke parë vlerësimet paraprake të OSBE-ODIHR, është parë shumë qartë se nuk mund të flitet për një palë zgjedhje demokratike dhe të lira.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, mund të thuhet se në Shqipëri mungon shteti i së drejtës dhe kur mungon shteti i së drejtës, nuk ka demokraci dhe për pasojë nuk ka as zgjedhje demokratike. Dekreti i presidentit për 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve vendore, është vetëm ai që mund të quhet legjitim, nëse do të ndryshohet edhe kjo datë tjetër, unë këtë nuk e di”, shprehet Henze.

Pyetje: I jepni të drejtë kreut të opozitës Lulzim Basha se me Ramën kryeministër dhe me qeverinë që ai drejton opozita nuk hyn në zgjedhje?

Për mendimin tim Shqipëria nuk mund të organizojë dot zgjedhje demokratike pasi nuk egziston shteti i së drejtës dhe nuk ka as parlament demokratik. Përgjegjës për këtë është qeveria Rama. Në 2017 u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Gazetat në qershor treguan disa fakte për manipulimet dhe kjo u shfaq nëpër media ndërkombëtare pasi kishte manipulime të mëdha. Ka pasur përgjime të përfaqësuesve të PS të niveleve të larta të lidhur me përfaqësues të lidhur me mafien dhe kjo sipas BILD. Kjo duhet të qartësohet nga ana ligjore nëse është e vërtetë apo jo. Nëse konfirmohet, me njerëz të tillë nuk shkohet në zgjedhje.

Një problem tjetër është se ka pasur punonjës policorë që e kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar azil jashtë shtetit duke e fituar atë. Kjo është shenjë që shteti i së drejtës nuk funksionon pasi sipas lajmeve të mediave ndërkombëtare, është prodhuar masivisht drogë.

Sipas protokolleve të Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është korridor i kokainës dhe heroninës drejt Europës. Kjo flet për narkoshtet dhe një narkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje demokratike. Megjithatë duhet sqaruar kjo gjë. Korrigjim politik ndërmerret përmes zgjedhjeve.

Pyetje: A do t’i njohë Europa dhe Gjermania zgjedhjet e 30 qershorit ?

Kriteret i përmenda më lartë. Lind pyetja, si ishin zgjedhjet e 30 qershorit ? Sipas raportit provizor të OSBE, ato nuk ishin zgjedhje që garantonin lirinë, demokracinë dhe fshehtësinë e votuesve. Një shtet i së drejtës, nuk funksionon për momentin.

Nuk mund të ketë zgjedhje demokratike. Përgjigjen e gjeni edhe tek ambasadorja franceze në Tiranë ku u përgjigj në mënyrë diplomatike dhe ironizuese. Personalisht them që zgjedhjet e 30 qershorit, nuk ishin legale.

/Faxweb.al/

 

Etiketa: CDUedi ramaLulzim BashaMartin Henzeshtet i se drejteszgjedhje 30 qershorzgjedhje ilegale

Të Lidhura

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Para
“Plazh i lirë”/ Procedohen penalisht 12 pronarë subjektesh në Durrës e Vlorë

"Plazh i lirë"/ Procedohen penalisht 12 pronarë subjektesh në Durrës e Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com