Kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i PD-së, Lulzim Basha janë duke zhvilluar një tjetër takim mes tyre.
Pas 3 orë bisedimesh, Rama e Basha arritën një marrëveshje mes tyre. Mësohet se ata të dy prej orës 10:00 kanë nisur një takim tjetër me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për takimin ku do të detajohet marrëveshja. Takimi mes tyre mësohet se është duke u zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Bashkë me ta janë edhe stafet teknike.