Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë, Elektrosever shkel afatet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë, Elektrosever shkel afatet

11:52 | 07/07/2022
në Kosove Rajon
0

Kompania serbe, Elektrosever, nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS dhe te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT. Elektrosever, gjithashtu, nuk i ka nënshkruar ende marrëveshjet e nevojshme teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in, për të operuar në tregun e Kosovës për energji.
Këto obligime dalin nga Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për Energjinë, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord më 21 qershor. Si rezultat i këtyre obligimeve, kompania Elektrosever është licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.

Kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.
Ajo është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

Në udhërrëfyesin që është bërë publik nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thuhet se brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës, Elektrosever do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat e fundit për konsumatorët, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Udhërrëfyesi, po ashtu, specifikon që “dhjetë ditë pas lëshimit të licencës për furnizim”, Elektrosever do t’i nënshkruajë marrëveshjet teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, EPS thotë se licenca që Elektrosever e ka marrë nga ZRRE-ja “ende nuk është funksionale” dhe se “kompania aktualisht nuk ka klientë”. Më shumë detaje nuk jepen. Se ende nuk i ka marrë të dhënat për konsumatorë, e konfirmon edhe vetë KOSTT-i.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ky operator i transmisionit thotë se kompania Elektrosever nuk ka vepruar në përputhje me pikën e dytë të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë.

KOSTT-i shton se marrëveshjet e nevojshme teknike “janë nënshkruar” nga ana e tij, “në përputhje me format standarde të këtyre marrëveshjeve, të aprovuara nga ZRRE-ja” dhe se ato “janë dërguar për nënshkrim tek Elektroseveri, në afatin e paraparë sipas udhëzuesit”.

“Por, ende nuk i kemi pranuar të njëjtat të nënshkruara nga kompania Elektrosever. Jemi në pritje të konfirmimit nga furnizuesi Elektrosever”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe te KEDS-i në lidhje me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje. REL i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës me pyetjen se çfarë e pason mosrespektimin e afateve nga Elektroseveri, por nuk ka marrë përgjigje.

Nga BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi, thonë se presin që “të dyja palët t’u përmbahen hapave të rënë dakord dhe t’i zbatojnë ata në kohën e duhur”.

“BE-ja, gjithashtu, u bën thirrje të dyja palëve që të bëjnë përparim në të gjitha punët e tjera të pazgjidhura, që lidhen me zbatimin [e marrëveshjes]”, thuhet në një deklaratë nga Zyra për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, dërguar REL-it.

Në deklaratën që EPS i ka dhënë REL-it thuhet, po ashtu, se Elektrosever “është licencuar për furnizim komercial” në Kosovë dhe se “mund t’i vendosë çmimet e veta” për konsumatorët. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës konfirmojnë se Elektrosever, në bazë të licencës që ka, mund ta caktojë vetë çmimin.

“Tarifat, me të cilat Elektrosever do t’i faturojë konsumatorët, nuk do të jenë subjekt i miratimit nga ZRRE-ja”.

Sipas saj, subjekt i miratimit nga ZRRE-ja janë vetëm tarifat që vendosin kompanitë për shërbim publik, në këtë rast Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).
ZRRE shton se Elektrosever “do të jetë i obliguar që t’i zbatojë tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes, ashtu siç miratohen nga ZRRE-ja”. EPS thotë se Elektrosever “mund të blejë energji elektrike në treg, ose nga themeluesi, gjegjësisht nga vetë EPS-ja”.

“Është i njohur fakti se në Kosovë nuk ka energji të mjaftueshme dhe se ajo importohet, sidomos në dimër”.

Fadil Ismaili, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, pohon se Elektrosever ka licencë për furnizim komercial dhe se në treg mund të blejë energji elektrike nga cilido furnizues. Por, shton ai, marrë parasysh që Elektrosever duhet t’u nënshtrohet tarifave të KOSTT-it dhe KEDS-it për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes, atëherë është pikëpyetje nëse çmimet që ofrohen te konsumatorët, do të jenë të përballueshme ose jo.

“Do të thotë, çmimet do të jenë tri apo katër herë më të shtrenjta në veri sesa këndej [në pjesën tjetër të Kosovës]… Normalisht, nuk do të ndodhë ashtu. Sigurisht që ata do të kenë nevojë që ta bëjnë ndonjë skemë të tyre dhe unë po dyshoj që ata do ta marrin energjinë prej Serbisë”.

Që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në katër komunat veriore të vendit – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan – qytetarëve nuk u janë faturuar shpenzimet e energjisë elektrike dhe ata nuk kanë paguar.

Deri në vitin 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind. Megjithatë, pas ankesave të shumta Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme.

Ky vendim më vonë është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te KOSTT-i, që është kompani publike e Kosovës. Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes për Energji do të duhej të shënonte mbylljen e kapitullit të mbulimit të shpenzimeve nga KOSTT-i, përkatësisht subvencionet e ndara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Por, sipas Ismailit, nëse çmimet që do t’i faturojë Elektrosever në të ardhmen, do të jenë të papërballueshme për qytetarët në veri, një gjë e tillë mund t’ia hapë rrugën Serbisë që t’i mbulojë ato shpenzime.

“Nuk e di se si mund të ndalet, nëse ata duan ta bëjnë këtë”.

Qytetarët në pjesë të tjera të Kosovës – jashtë veriut – nga shkurti i këtij viti përballen me tarifa më të shtrenjta të rrymës, që i ka miratuar ZRRE-ja në vazhdën e një krize energjetike në botë. Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji./REL

 

Etiketa: kosoveSerbi

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Protesta e Berishës/ Spiropali ironizon: Pi ujë se është vapë, ke një pasdite të lodhshme

Protesta e Berishës/ Spiropali ironizon: Pi ujë se është vapë, ke një pasdite të lodhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com