“Marrëveshja e detit” me Shqipërinë, Tsipras kërkon ndihmën e Italisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Marrëveshja e detit” me Shqipërinë, Tsipras kërkon ndihmën e Italisë

09:18 | 15/09/2017
në Shqiperi
0

Nga ishulli i Korfuzit, në konferencën e parë ndërqeveritare Greqi-Itali, Alexis Tsipras dhe Paulo Gentiloni, bashkë me 6 ministra të secilës qeveri kanë vendosur bazat për një rifillim të marrëdhënieve italo-greke, por edhe për atë që ata e kanë quajtur “arkitektura e Eurozonës dhe e Europës”.

“Jemi thirrur të shpallim qëndrimin tonë si qytetarë të Europës, në një perspektivë të re: perspektiva e vendeve të jugut, me histori dhe mundësi të mëdha, vende të cilat nuk duhen lënë të izoluara nga Europa, por të luajnë një rol udhëheqës”, tha kryeministri grek Alexis Tsipras.

Në kuadrin e këtij takimi janë nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushën e investimeve, midis tyre përfundimi i shitjes së kompanisë greke të trenave, asaj italiane “Ferrovie Dello Stato Italiane”, e cila kërkon të investojë në Greqi mbi 500 mln euro në rrjetin hekurudhor të vendit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndër të tjera është diskutuar edhe çështja tepër e rëndësishme për të dyja vendet, ajo e emigracionit, për të cilën Greqia dhe Italia kanë kërkuar të ndajnë peshën me vendet e tjera anëtare të BE-së.

“Ky është një mesazh për nevojën e  përshtatjes së rregullave që kemi, sepse është e drejtë – e do të vazhdojmë ta përsërisim – se pesha nuk duhet të bjerë vetëm në disa shtete, e veçanërisht tek Italia dhe Greqia”, tha kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Në axhendën e bisedimeve ka qenë edhe çështja “ZEE”, për shkak të kërkimeve në detin Jon për naftë dhe gaz, si dhe dhënien me koncesion nga ana e Greqisë të disa zonave të saj detare ndaj kompanive të huaja, midis tyre edhe atyre italiane.

Thuhet se pala greke ka kërkuar nga ajo italiane që të bëhet pjesë e zgjidhjes së përcaktimit të shelfit detar midis Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar problemet që kanë lindur me Tiranën pas anulimit të marrëveshjes së detit të vitin 2009, nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

/gazetatema.net/

Etiketa: Alexis TsiprasFerrovie Dello Stato ItalianeGreqiItalimarreveshja e detitPaulo Gentiloni

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Grabitet kazinoja në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

Grabitet kazinoja në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –

11:27 | 10/06/2026
Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –

Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –

10:55 | 10/06/2026
Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t’u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë –

Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t’u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë –

10:45 | 10/06/2026
Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen –

Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen –

10:21 | 10/06/2026
Shqipëria rezulton ndër vendet me taksitë më të shtrenjta në Europë –

Shqipëria rezulton ndër vendet me taksitë më të shtrenjta në Europë –

10:13 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –
  • Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –
  • Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t’u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë –
  • Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen –
  • Shqipëria rezulton ndër vendet me taksitë më të shtrenjta në Europë –
  • SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa… –
  • Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com