Maqedonia më 30 shtator në referendum për çështjen e emrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia më 30 shtator në referendum për çështjen e emrit

18:01 | 30/07/2018
në Shqiperi
0

Maqedonia më 30 shtator do të votojë në referendum për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar modalitetet e referendumit i cili do të jetë konsultues dhe me pyetjen: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”

Opozita nuk ka marrë pjesë në aktin e votimit, pasi paraprakisht kishte bërë të ditur se nuk mbështet referendumin.

“Siç e dini ky është një moment historik, jo vetëm për shkak të vendimit të referendumit, por edhe për shkak se përmes këtij vendimi do të definohet e ardhmja e Maqedonisë…Edhe njëherë e shfrytëzoj rastin që opozita të përfshihet në këtë proces dhe të bëj thirrje për dalje në votim, që të mund qytetarët të dalin në numër sa më të madh për të dhënë votën e tyre”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Por, nga opozita kundërshtuan pyetjen e referendumit, për shkak të, siç thonë manipulimeve që tenton të bëjë pushteti me fshehjen e ndërrimit të emrit të shtetit.

“Pyetja e referendumit, absolutisht se është manipuluese, pasi Ligji për referendumin është shumë i qartë. Pyetja e referendumit duhet të jetë e kuptueshme, e thjeshtë dhe me një kuptim. Këtë që e ka paralajmëruar pushteti ka më shumë kuptime apo tetë deri në nëntë kombinime të mundshme. Dikush mund të jetë për anëtarësimin në NATO, por jo edhe në BE apo e kundërta, apo dikush të jetë për këto dy organizata, por jo edhe për marrëveshjen për ndërrimin e emrit”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, duke theksuar se qëndrimi i VMRO-së është /i qartë, se pyetja e referendumit duhet të jetë ekskluzivisht për çështjen e ndërrimit të emrit të shtetit, që kjo parti e vlerëson si marrëveshje të dëmshme për identitetin, gjuhën, kulturën dhe veçoritë maqedonase.

“Pyetja duhet të jetë e thjeshtë dhe e kuptueshme. Qytetarët duhet të përgjigjen se a janë apo jo për Marrëveshjen me Greqinë që parasheh ndryshimin e emrit të shtetit. Pra, kjo të mos lidhet me integrimet në NATO dhe BE, për të cilat mund të ketë referendum të veçantë apo në të njëjtin referendum të ketë pyetje të veçantë për këtë çështje, por jo të përfshihen të gjitha në një”, ka deklaruar Nikollovski./REL

Etiketa: emriGreqiMaqedoniReferendum

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

Pas çdo videoje të Ramës, qëndron një koncesion i mbrapshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com