Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka njoftuar për arritjen e një kornize për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.
Ai i ka bërë këto deklarata për agjencinë MIA, pas takimit në Bruksel me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotzias.
“Kishim takim produktiv, kemi kornizë që duhet të përpunohet dhe momentalisht grupet e juristëve të të dy ministrive po punojnë për përmbajtjen e saj. Planifikohet një takim i rëndësishëm në nivel të kryeministrave, Zaev dhe Cipras nga mesi i javës. Besojmë se do të përcaktojnë disa punë të rëndësishme nga opsionet që janë në lojë”, deklaroi Dimitrov pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e kornizës.