Përmendorja gjigante e Nënës Terezë në sheshin e Maqedonisë në Shkup, do të kushtojë afërsisht 5.5 milionë euro,dhe duhet të jetë gati deri në prill të vitit 2017, 8 muaj pas shenjtërimit të saj, raporton Telegrafi Maqedoni.
Ndërtimi i përmendores filloi në tetor të vitit të kaluar. Ajo do të jetë e lartë 32 metra.
Sipas projektit, përmendorja do të jetë objekt me tarracë dhe me shatërvan . Në shatërvan do të jetë skulptura e Nënës Terezës me një fëmijë të sëmurë si edhe shumë skulptura për rreth, të gjitha prej mermeri të bardhë.