Maqedoni/ LSDM dhe BDI intensifikojnë bisedimet për qeverinë e re – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ LSDM dhe BDI intensifikojnë bisedimet për qeverinë e re

09:43 | 08/02/2017
në Shqiperi
0

Bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë ndërmjet Lidhjes Social-Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim janë intensifikuar, por ende pa një marrëveshje konkrete. Nuk ka pasur njoftime nëse partia e Ali Ahmetit do t’i jap votat e deputetëve të saj liderit opozitar Zoran Zaev për marrjen e mandatit ashtu siç kërkon presidenti Gjorge Ivanov, shkruan Radio Europa e Lirë.

Të hënën grupet e punës të dy partive kanë nisur bisedimet lidhur me çështjet aktuale, e para se gjithash për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, mandatin e Prokurorisë Speciale, por edhe çështje tjera. Takimet do vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme ndërsa paralelisht do të mbahen edhe konsultime veçmas brenda partive. “Diskutimet zhvillohen në të dy partitë dhe vlerësojmë se qëllimi është i përbashkët që Maqedonia të dalë nga kjo krizë dhe sa më shpejt të zgjedhë Qeverinë e re. Për të gjitha çështjet do të dalim me qëndrim, megjithatë mendoj se duhet fillimisht të qartësohemi brenda partisë, para partive politike me të cilat bisedojmë, dhe menjëherë do t’i shpalosin qëndrimet tona”, ka deklaruar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Kjo parti fillimisht duhet të sigurojë 61 votat e nevojshme për të marrë mandatin për nisjen e bisedimeve për Qeverinë e re. Ekspertët e çështjeve juridike thonë se vendim i Presidentit Ivanov, që fillimisht të sigurohet nëse partitë kanë siguruar shumicën e më pas të kërkojnë mandatin është i drejtë, por kjo sipas tyre, ishte përjashtim në rastin me Nikola Gruevskin, të cilit iu dha mandati pa e siguruar shumicën.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Trendafil Ivanovski, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese thotë se partitë duhet sa më parë të ndërmarrin masa për dalja nga gjendja e krijuar. “Pres që Qeveria e re fillimisht t’i vendos themelet e demokracisë në shtet pasi këtu janë rrënuar gjërat më elementare, është shkelur dhe vazhdon të shkelet Kushtetuta. Nëse kjo nuk ndërpritet, mendoj se partitë vet duhet të mblidhen dhe të dalin nga kjo gjendje. Ka edhe raste të tilla kur deputetët vet janë tubuar, kanë konstituuar Kuvendin, kanë zgjedhur Qeverinë dhe gjërat janë vendosur në binarë. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur, pasi Qeverinë e re e pret punë e madhe në konsolidimin e shtetit ligjor dhe hetimin e të gjitha aferave që kanë tronditur vendin në dy vjetët e fundit”, thotë Trendafil Ivanovski, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Zvarritja e procesit të formimit të Qeverisë, para se gjithash me taktizimet në dhënien e mandati liderit opozitar, sipas ekspertëve bëhet me qëllim të blerjes në kohë dhe shkuarjes në zgjedhje të reja.

“Tani kjo situatë për fat të keq nuk është saktësuar në Kushtetutën e Maqedonisë, por presidenti Ivanov ka përgjegjësi që ta ruajë stabilitetin politik, që të mos lejohet që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se zgjedhjet vlerësoj se nuk janë zgjidhje të gjendjes në të cilën ndodhemi. Mendoj se duhet të hulumtohet çdo mundësi për të arritur deri tek shumica parlamentare, në të kundërtën mund të flitet për ndonjë opsion siç janë zgjedhjet e reja apo formimi i ndonjë Qeverie të zgjeruar”, thotë Jeton Shasivari, njohës i çështjeve kushtetuese. Lidhur me krizën politike në vend do të diskutohet edhe të enjten gjatë një vizite që do të zhvillojë në Maqedoni komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

/REL/

Etiketa: Ali AhmetiBDIGjorge IvanovLSDMMaqedoniqeveria e reZoran Zaev

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Vetting-u/ Nis kontrolli, dhjetëra gjyqtarë nuk justifikojnë pasurinë

Vetting-u/ Nis kontrolli, dhjetëra gjyqtarë nuk justifikojnë pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026
Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com