Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kuvendi miratoi ligjin për gjuhën shqipe.
Ligji përmban 25 nene, dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.