Pas kaosit të një dite më parë në Kuvendin e Maqedonisë, situata ditën e sotme paraqitet relativisht e qetë, megjithëse paqartësia e situatës politike ka ende potencialin për më shumë dhunë.
Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov ka thirrur në një takim emergjence të gjithë krerët e politikës të premten për të diskutuar situatën e krijuar. Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, brenda e jashtë Maqedonisë kërkuan rend dhe stabilitet, ndërsa pranuan gjerësisht zgjedhjen e Talat Xhaferrit në krye të Kuvendit.
Fakti i zgjedhjes së një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë rreth 15 deputetë mes tyre dhe lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe atë të Lëvizjes për Reforma PDSH, Zijadin Sela mbetën të lënduar gjatë dhunës së cilës nuk i shpëtuan as agjentët e policisë.