Ministri i LSI-së në qeveri, ai i Drejtësisë, Ylli Manjani ka mohuar të ketë mosmarrëveshje mes policisë dhe prokurorisë.“Prokuroria heton, policia arreston. Ky është ligji” ka thënë Manjani në një reagim për gazetarët. Manjani sqaroi dhe deklaratën e djeshme, kur duke iu drejtuar qytetarëve për të denoncuar në prokurori rastet e tyre nuk përmendi policinë.“Kur unë thashë se duhet hetuar nuk përjashtova policinë dhe askënd tjetër që kryen detyrat. Them të mos humbasin kohë të denoncojnë nëpër media e zyra kot .. nuk ka çështje mosmarrëveshje mes policisë dhe prokurorisë”
I pyetur nëse ka ndonjë ftohje mes koalicionit PS- LSI përgjigjja e Manjanit ishte: “Pse kaq shpejt u ftohka koalicioni” Deklarata u bë pas takimit që ministri zhvilloi me investitorët e huaj në vendin tonë.