Pas fjalës së Ambasadorit Donald Lu rreth çështjes së Saimir Tahirit i menjëheshëm ka qenë reagimi i Ramës.
“Faleminderit Don! Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”, ka shkruar në Facebook kreu i qeverisë.
Po ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar falenderimin e Ramës për ambasadorin amerikan.
“Cilin “Don” falenderon ky Kryeministër?! Don Corleonen apo Dondollakun?! Na çuditi! Përfundimisht është jerm! Nuk po kupton asgjë…”, ka shkruar Manjani.