Pas disa orë diskutimesh në Këshillin e Mandateve për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri ka reaguar edhe kreu i qeverisë.
Rama thotë se deri në këtë pikë ka pasur muhabet pazari ndërsa shton se duhen pritur provat.
“Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi provat”, ka shkruar Rama.