Manastirliu: Nëse kemi rritje të rasteve me koronavirus, hapet edhe COVID 4 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Nëse kemi rritje të rasteve me koronavirus, hapet edhe COVID 4

10:15 | 23/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se nëse kemi rritje të rasteve me koronavirus dhe kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Në një dalje për mediat ministrja theksoi se paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin.

“Të dashur qytetarë, sikurse jeni në dijeni, situata epidemiologjike në vend ka patur një trend në rritje gjatë javëve së fundit sa i përket numrit të shtuar të rasteve pozitive ditore por edhe të shtrimeve në Spitalin Infektiv në QSUT, gjej rastin të apeloj sërish për rritjen e ndërgjegjësimit të çdonjerit prej jush, mbajtjen e rregullave të distancimit social, vendosjen e maskave aty ku duhet dhe ruajtjen e higjienës personale. Janë armët e vetme që kemi, për të shmangur përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm që është ende prezent. S’duhet ta lejojmë këtë virus të na infektoje, të infektojë të afërmit tanë, fëmijët e prindrit tane. Nëse në fazën e parë, me masat e shpejta ja dolëm me sukses ta zbusim kurbën e infektimit dhe të mbronim sistemin shëndetësor nga mbingarkesa, duhet të veprojmë po me kaq kujdes dhe vetëdije të lartë dhe në këtë fazë të dytë.

Read more

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

Kemi përgatitur disa skenarë për trajtimin e të sëmurëve të prekur nga ky virus, sikurse sistemi shëndetësor tashmë i hapur, po vijon me kapacitet të plotë dhe është futur në normalitet prej 1 muaji.
Por nëse s’duam të shohim në vendin tonë pamje si ato të spitaleve në vendet fqinje, që shkuan deri në kolaps të sistemit, duhet të bëjmë të pamundurën për të parandaluar çdo mbingarkesë të shkaktuar nga ky infeksion. Si bëhet kjo, secili duke bërë detyrën e tij, të mbrojmë personelin shëndetësor, duke mos e rrezikuar atë nga pakujdesia apo neglizhenca. Gjatë këtyre tre muajve ne kemi marrë të gjitha masat dhe kemi siguruar stokun e materialeve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, kemi rritur numrin e pajisjeve të nevojshme biomjekësore për trajtimin e pacienteve dhe kemi siguruar terapitë e mjekimit pa asnjë mungesë.

Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin në rritje dhe jemi duke rekrutuar stafin mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës. Jemi duke u përgatitur për disa skenarë sipas planit të veprimit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Po sërish çdo qytetar është i lutur të mbrojë sistemin shëndetësor, të mos e vërë në sprovë. Vetëm duke treguar kujdes për masat më të thjeshta, parandalimi është e vetmja armë e sigurt ndaj këtij virusi, do të mund t’ja dalim edhe në këtë situatë.”, tha ajo.

Etiketa: COVID 4Ministrja e ShëndetesisëOgerta Manastirliushtimi i rasteve me koronavirusspitali COVID 2

Të Lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

nga 27
17:25 | 01/02/2026
0

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

nga 27
17:07 | 01/02/2026
0

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi...

Para
Albinot Maloku: Takimi në Washington hap drejt finalizimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Albinot Maloku: Takimi në Washington hap drejt finalizimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com