Mami im e mundi kancerin, duke dashur të jetojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mami im e mundi kancerin, duke dashur të jetojë

17:29 | 01/10/2017
në Uncategorized
0

Mami ishte një luftëtare e paepur, asaj nuk i bëri kurrë përshtypje kimioterapia. Ende nuk di ta them cili ishte burimi i asaj force të pashtershme, ndoshta ishim ne që ndryshe nga shoqet tona, i braktisëm shumë shpejt kukullat.

Nga Noela Yzeiri

noela yzeiri

Kam kohë që të dielave përhumbem në të njëjtën ëndërr. Aroma e kafesë i jep fund përleshjes time me gjumin e mëngjesit. Zëri i mamit do të thotë se është e diel dhe se jam në shtëpi. Ajo ka përgatitur kafen, duke më vështruar me sytë e saj ëndërritmtarë më zgjat filxhanin. Rrudhat e pikturuara poshtë syve humbin tek buzëqeshja çapkëne që i jep karakterin përfundimtar, portretit të saj. Jemi të dyja në dhomë, teksa rrufisim kafenë, bisedojmë për punën time se si duhet të impenjohem më shumë për t’u rritur më tepër, projektojmë të nesërmen. Ne kemi plane, kumbon e qeshura ime nga ndonjë rromuz i saj, dollapin e kam rregulluar mirë, “por duhet të kem më shumë sensin e estetikës”. Tharmi ndezës i pranverës ka ardhur, dy manat e mëdhenj në oborrin tonë po çelin frutat e para, kudo ndjehet era e luleve të majit. Mami nden rrobat, ndërsa këlyshët e Tobit i ngatërrohen nëpër këmbë. Pas pak do të bjerë telefoni…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

–       Alo Mira

–       Hë mo babi . Ku je, kam që në mëngjes që i bie…

–       Jeshë  në markatë, psonisa pak…

–       Epo mirë, se më bëre merak.

–       Vetëm do më lini sonte, nuk do të vij ndonjëra nga vajzat?

–       Do vimë, po të sjell drekën, kam bërë dhe pak bllac.

Pasditja me gjyshin është një kryevepër. Nga poezitë e Nolit deri tek Lufta e Gjirit. Po dhe një xhiro me mamin nga Vollga nuk është keq, vetëm se do na duhet një orë nga Bulevardi në Vollga, si një gocë Durrësi e vërtetë, ajo do të përshëndetet me të gjithë.

Për ne turning point-i  ishte fatal, një mysafir i paftuar do të rikthehej pas 11 vjetësh për të trazuar ajrin e këtyre ditëve të lumtura në thjeshtësinë e tyre. Papritur bota ishte shembur nën këmbët tona dhe ditët i përngjanin një tavoline të përmbysur, kur e ke humbur toruan ta kthesh për së mbari. E tashmja po na kërcënonte me një peshë shumë të rëndë për shpatullat tona të vogla, ndërsa planet për të ardhmen ishin arratisur pa kthim si flutura të trembura nga shiu. Në jetën tonë tani kishte vetëm avionë që niseshin, frikëra lamtumirash dhe lotë malli. Zemra e ngrirë, rrihte sipas tingullit të zërit të vëllait të saj në anën tjetër të telefonit dhe përpiqeshim të lexonim përmes rreshtash

Mami ishte një luftëtare e paepur, asaj nuk i bëri kurrë përshtypje kimioterapia. Ende nuk di ta them cili ishte burimi i asaj force të pashtershme, ndoshta ishim ne që ndryshe nga shoqet tona, i braktisëm shumë shpejt kukullat. Ime më pati një bashkëjetesë fare normale me këtë përbindësh të egër, që ndonjëherë sillet aq keq, sa del jashtë të gjitha parashikimeve. Ajo jetonte çdo ditë pa u ankuar, duke e trajtuar veten si grua jo të sëmurë, por duke dhënë shpirtin në çdo gjë bënte. Të jetosh me vdekjen nuk është e thjeshtë, por jeta dhe vdekja janë kaq të afërta, sa pafuqia e njeriut për të shkuar përtej kufijëve të tij e kthen këtë absurd në një sfidë të madhe për t’i bërë ballë. E gjitha e pakuptimtë, në pak kohë ke humbur pikën tënde të referimit dhe do të duhet shumë vullnet shpirtëror për të bërë paqe me Zotin. Asnjëherë nuk do ta falësh për përgjigjen e munguar,  pavarësisht murit të lutjeve që ngrihej deri në qiell.

Ime më besonte tek jeta, jetonte çdo ditë me të njëjtin intensitet pa e humbur fillin e gjërave të saj. Ishte optimiste dhe dëshironte ta përçonte edhe tek gratë që përballeshin me të njëjtën betejë si ajo. Energjia e saj e pashtershme dhe dashuria që kishte për jetën më bën që sot të trishtohem më pak dhe të jem një zë më shumë i këtij mesazhi. Tumori nuk është një luftë e humbur, diagnostimi i hershëm dhe kontrolli periodik kanë provuar se shumë gra ia kanë dalë. Këto gra do të duhej të jetonin mes lulesh, por shumica e tyre janë nëna dhe të qënit e tillë do të thotë që ta kalosh veten në plan të dytë. Ato kanë nevojë për shumë dashuri dhe mbështetje, pavërësisht se janë mësuar t’i bëjnë të gjitha vetë. Sot veganizmi dhe mjekësia alternative përbëjnë një tjetër botë për tu zbuluar dhe për të kuptuar se ushqimi është mjeku i vetvetes. Ajo që më dhëmb më shumë, janë gratë shqiptare që enden nëpër dyert e spitaleve ku preparatet e kimioterapisë mungojnë, ku humanizmi i mjekëve është një fjalë e huaj e ku jeta e një qënieje njerëzore vlen kaq pak.

Jemi në tetor, ky është muaji i luftës kundër kancerit, si gjithmonë politikanët dhe ndonjë shoqatë grashë që si ata e ha bukën kot, do të vrapojnë të parët për të dhënë mesazhe hipokrite, teksa në spitale mbytet shpresa për të shpëtuar një jetë njeriu.

Sot, pas një viti, unë ende ëndërroj të dielën tonë të zakonshme, vetëm se në tetor ajo do të kishte marrë një ngjyrën e gështenjtë të artë. Aroma e kafesë do të thoshte përsëri  që ishte e diel dhe zëri i mamit, se isha në shtëpi. Gjyshi do të telefononte si gjithmonë para drekës, jeta do të kishte pësuar ndryshimet e saj, por të dashurit do të ishin po aty. Gjethet e manit do të rrëzoheshin ngadalë duke lëshuar  në tokë fëshfërimën e tyre të fundit dhe unë do të trishtohesha, pavarësisht se nuk ka fund më të bukur se ai i gjethes që bie në vjeshtë!

Etiketa: bllacMami im e mundi kancerin duke dashur të jetojëNoela YzeiritumoriVollgazemra e ngrirë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Çmimi Nobel për paqen pretendentë Merkel e Amal Clooney

Çmimi Nobel për paqen pretendentë Merkel e Amal Clooney

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com