Maliqi: Kush është drejtori që nuk pyet as për ministren

Duhet të lëçisni

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Deputeti Lefter Maliqi ka paraqitur një tablo të errët për situatën në burgjet shqiptare dhe elitën drejtuese të tyre të cilët i lidh me një seri skandalesh.

Maliqi shprehet se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është “i paafte, arrogant, kërcënon, fyen, përgjon administratën, pezullon, liron, shkarkon, komandon pa e pyetur dhe duke i marrë dhe kompetencat ministres se drejtësisë”.

Postimi i plotë 

Burgjet drejt degradimit. Skandalet, arroganca, paaftësia po shkatërron elitën drejtuese, profesionalizmin, përkushtimin, ndërshmërinë e punonjësve që kanë dekada që punojnë në sistemin e burgjeve duke sakrifikuar veten dhe familjen. Ministrja e pafuqishme, pasi Drejtori i ri i përgjithshëm i paaftë, arrogant, kërcënon, fyen, përgjon administratën, pezullon, liron, shkarkon, komandon pa e pyetur dhe duke i marr dhe kopetencat ministres së drejtësisë.

Kulmi i injorancës, kapteri gradohet Drejtor i Pergjithshëm, sa poshtë ka rënë qeverisja e lidhur me krimin, ku dhe sipas përgjimeve të Bild emerimet i bëjnë bandat të lidhura me segmente pranë Kryeministrit. I bëj thirrje mediave dhe trupit diplomatik, të verifikojnë gjendjen alarmante në administratën e burgjeve, të verifikojnë arsimimin, diplomën e shkollës lartë në universitet privat të këtij Drejtori që do mbahet mend si turpi në çdo aspekt, i drejtimit të sistemit penitenciar, të kontrollojnë email-in e tij dhe të vartësve që janë një turp i madh. Do vendosni duart në kokë. Po kështu në protokoll do shihni ankimime të vartësve të protokolluara. Turp ky injorant që sdi të flas.

Ftoj mediat të investigojne dhe ta marrin në interviste, të shihni ç’nivel të ulët ka. Në 2001 ka qenë kapter i liruar nga policia e shtetit për shkelje tepër të rëndë, në 2004 i shkarkuar nga detyra me motivacion të rëndë për sjellje poshtëruese, fyese, kërcënuese, paaftësi etj ndaj vartësve. Skandalet e këtij s’kanë të sosur. Ish-drejtorët e burgjeve z.Cuko dhe z.Cipa e lanë administratën në nivelin me të lartë profesional. Ka mbi 5 muaj qe ky i paaftë në komunikim, drejtim e detyrë nuk thërret vartësit në zyrë por komunikon me email duke fyer e shkëmbyer replika me drejtorin e policisë dhe vartës të tjerë. Ky i fundit profesionist me emer ka debatuar disa herë duke ja bërë të ditur që burgjet sjanë magazina ushqimore, ka liruar pa të drejtë disa punonjës, quan me email-e policët femra dordolece, policët i quan kaqol, drejtuesët i quan famëkeq, shantazhon administratën. Merr kopetencat e ministres, komandon zvdrejtor të përgjithshem vartësin e drejtorit të policisë, që është shkelje e hapur, shkarkon, pezullon e komandon disa drejtorë burgjesh në Vlorë, Korçë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Elbasan ku me komandime i sjell buxhetit shtetit dëm prej miliona lekësh. Si dhe mbron zyrtarë të korruptuar nga auditi i brendshëm. Spyet për vendime gjykatash për kthimin në detyrë të drejtorëve të Vlorës e Rrogozhinë, as për përmbarimorët duke u thënë që do u heq licencat, pra merr kopetencat e ministres dhe të Kryeministrit duke thyer rregulloren e brendshme të burgjeve në disa drejtime, ku psh takimet shtesë të familjarëve me të burgosurit i kanë me rregullore drejtorët e burgjeve kurse ky ja ka hequr, dhe takimet shtese i bën vetë ky Drejtor arrogant i paaftë.

Pra i ka kthyer drejtorët e burgjeve në magazinier duke i marr të gjitha kopetencat vet, drejtorin juridik e shantazhon e komandon jurist të thjesht për ta poshtëruar, shantazhon drejtuesit e sektorëve të logjistikes, financës, auditit. Shefin e personelit akoma e mban teë komanduar për ta pasur nën kontroll. Përgjegjësitë e operacionales (DAP) dhe të paraburgimit të komanduar. Skandal i radhës, më i vjetri dhe më i drejti dhe i ndershmi në sistemin e burgjeve shefin e auditit i cili ka mbi 25 vjet në sistemin e burgjeve e pezullon, pasi ky i fundit duke e ndier veten të fyer i kundërpërgjigjet me email, duke i thënë edhe sultani të priste në zyrë kurse ti ke 5 muaj nuk pret në zyrë duke e cilësuar si arrogant e të paaftë.

Skandali vazhdon ku drejtori arrogant urdhëron policin që mos ta lejoj shefin e auditit të futet në institucion. I ka mbyllur email-n zyrtar dhe e ka pezulluar me flagrancë ligjore nga detyra duke i bllokuar gjithë veprimtarinë audituese madje dhe sendet personale me keq se në diktaturë. I bëj thirrje shefit auditit këtij intelektuali të ndershëm ta denoncoj në prokurori ndaj këtij drejtori arrogant të paaftë që snjeh as epror as ligj. Skandalet vazhdojnë lidhjet nepotike, vetë drejtor i përgjithshem kurse nipi i tij Sekretar i përgjithshëm i z.Lleshaj, pra tenderat e burgjeve që janë miliona euro bëhen tek ministria e z.Lleshaj nga nipi i drejtorit të burgjeve. Firmosin, vulosin bashkë dajë e nip.

Tek prokurimet publike ka vendosur miqtë e vet i mori të rinj. Skandalet vazhdojnë haha është bërë vetë kryetar komisioni në kundërshtim të hapur me ligjet për masat disiplinore pra vet urdhëron, vet drejton, vet vendos, çdo gjë farsë. Më keq akoma vellai i tij avokat merr përsipër gjyqet e vartësve të tij në administratën e burgjeve. Shumë sms e ankesa tek ministrja e cila disa i ka takuar u thotë mirë se do flas une me drejtorin e përgjithshëm, disa sms i lexon dhe skthen përgjigje që do të thotë ja thashë ministres në interpelancë para deputeteve, që ju znj ministre skeni fare po fare fuqi pasi vartësi sju pyet, pasi e kanë emëruar klanet mafioze pranë Kryeministrit.

Deputetët e PS , ministra , ish ministra, z.Balla e Ruci etj kanë dijeni për këto por ngrejnë supet pasi skanë fuqi dhe e dinë kush e ka emëruar. Unë kam kërkuar ka mbi një muaj interpelancë me Kryeministrin për tja thënë në sy të shqiptarëve këto dhe kush e ka emëruar dhe pse është i kapur dhe se heq dot. Ka shumë e shumë skandale për këtë drejtor por si ky ka me dhjetra të tjerë të paaftë që u shërbejnë klaneve mafioze dhe shantazhojnë administratën e shtetit duke abuzuar me paaftesinë, arrogancën, injorancën dhe nivelin e tyre tepër të ulët.

Këta janë figura perfaqësuese dhe drejtuese e kësaj qeverie me të korruptuar në Ballkan dhe Europë, sipas edhe burimit më të vërtetë dhe sigurt Departamentit Amerikan të Shtetit. Çfarë pret nga një Ministër që i merr kopetencat dhe se pyet vartësi i saj dhe del në konferenca shtypi si zëdhënsë e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit ku para disa muajsh tha për një nëndrejtor në qëndër që shkarkohet nga detyra për abuzime për një tender mbi 1 milion euro dhe vazhdon i qetë detyrën. Pra show, show, show. Kjo qeveri gënjen popullin dhe ndërkombtaret. Kriza politike, ekonomike, institucionale më e rënduar se kurrë. Fatet e administratës dhe të popullit në rrezik, vendi në kolaps të thellë.

 

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Tjetër goditje për kriptomonedhat, Kina i shpall plotësisht të paligjshme

Agjencitë qeveritare kineze përfshirë rregullatorin e letrave me vlerë të vendit dhe Bankën Popullore të Kinës (PBOC) thanë në një deklaratë të Premten se...