I vendos zjarrin një kasolle me bazë materiale qëllimisht, kapet autori. Ngjarja në fshatin Sovjan, nga zjarri i kasolles rrezikonin banesat ngjitur.
Ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia ka kapur autorin dhe e ka shoqëruar në komisariat. Nuk dihet arsyeja e zjarrvënies.
Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike përkatësisht në zonën e Vlorës, Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme.
Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me ‘flakët’ është prezentë edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka ‘përvëluar’ tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese.