Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”. Një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.
Mjeti drejtohej nga një 20- vjeçare e identifikuar me iniciale M. T., 20 vjeçe e cila mbeti e plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalimi i gabuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.