Makina përplas të moshuarin në aksin Milot-Mamurras, shoqerohet shoferi

0
130

Një shofer është shoqeruar në komisariat ditën e sotme pasi ka aksidentuar një të moshuar i cili lëvizte në aksin Milot-Mamurras.

Bëhet fjalë për shoferin me inicialet V.M., 34 vjeç., banues në Durrës. Ai përplasi të moshuarin me inicialet D.K., 60., vjeç, banues në Laç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës.

 

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, në vendin e quajtur “Fusha e e Sportit ” automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.