Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e fshatit Bilaj, Krujë, ku mësohet se një autoveturë tip “Opel” me drejtues Stefan Muca ka goditur një motoçikletë.
Motoçikleta drejtohej nga Agustin Dobrozi, banor i këtij fshati, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Dobrozi është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.