Majlinda Kelmendi ka arritur të mundë me lehtësi xhudisten zvicerane Evelyne Tschopp. Xhudistes nga Kosova iu deshën vetëm 25 sekonda për t’i dhënë fund betejës ndaj zviceranes. Tshopp fitoi më herët ndaj francezes Priscilla Gneto që shihej si një rivale e rrezikshme kundër Kelmendit. Kelmendi ne sfidën e radhës do të përballet me Legentil.
Ndeshja mes Majlinda dhe Legentil, do të zhvillohet rreth orës 17:20