Libri i Rose Wilder Lane, amerikanës që bashkë me mikeshën e saj britaniken, Mosley Williaims, shkelën majat e larta të malësisë së Dukagjinit në vitin 1922
“Mbase jam e marrë. Po të jesh sigurt se ay që e sheh një herë Shqipërinë, më s’e harron dot, dhe është e pamundurë që të mos e dojë”
Kjo vepre shkrue prej Rose Wilder Lane, është një volum 224 faqesh, me një panoramë të madhe, ndanë fotografi, një hartë. – London dhe Sidney, Chapman and Dodd. 1922, si edhe në Shtepinë botonjëse Harpër ‘s, New York. Zonja Rose Lane s’është e panjohurë ndër Shqiptarë. Eshtë një Amerikane që udhetoj në malësi të Shkodrës, në Mat, dhe ndenj nja gjashtë muaj në Tiranë, vjetën 1922. Sikundrë që e thotë edhe vetë, zonja Lane bëri udhëtimin në Shqipëri dhe njohu Shqipëtarët po thuaj se padashurë, kundrë deshirës së sajë: ishte duke vajturë nga Mal-i-zi në Stamboll, kur një zonjë e Kryqit të kuq amerikan, një mike e sajë e bindi të vejë e të shohë Shqipërinë, të mos humbasë këtë rasje tapi që ndodhesh kaq afër këti vendi, se ishte një rasje që s’ gjendetë lehtë e nuk sheh njeriu njerz aq të çudiçmë si Arbereshët. Edhe zonja Lane, e tërhequré prej kurjozitetit të gjendetë në pjekje me nje popull primitiv dhe t’interesantshme nga pikëpamja socjologike dhe historike, morri udhën e malevet, të vejë të shohê Shalën dhe shaljanët.
Ideja e sajë që e vendosurë: e dinte se do të gjente përpara një racë të mbeturë më pas se nga gjithë racat-e Evropësë, për të mos thënë të botësë, nje popullsi që i kundreendron çdo përparimi, çdoo qyetetërimi, çdo gjejes së re që del nga barbarija e kohës së mesme, e kohes se parë, ndoshta edhe të ditëvet prehistorike.
Po, që në fillim, autoresha ndjen një simpati për kombin e „egrë” e bën të thotë një mike të saje: „Sa genjeshtre! këto i bën propaganda e huaj. Si mund të thotë njeriu se Shqiptarët rrinë kundrë qytetërimi? Do thënë se kanë kundreendruare një mësytjeje me armë para mijë vjetësh, se e kanë venë krahrorin Persevet, Grekevet, Romakëvet, Mongolëvet, Serbëvet, Tyrgëvet, dhe kanë mbajtur gjuhën dhe zakonet e tyre të hershme. A e di se Grekët kanë marrë prej Shqipëtarvet emërat e perendivet të tyre? a e di se e ëma e Aleksandrit të math qe një grua shqipëtare? a e di se pashallarët e Tyrqisë, urdhëronjesit e Misirit, njerëzit e mbellenj të balisë janë Shqipëtarë?….” Edhe këtë simpati për banorët e zallit t’ Adriatikut zonja Rose e ndjen kuerdoherë me të madhë: sa më mirë i njeh Shqipëtarët, aqë më teprë i do; sa më s’afërmi i sheh, aqë edhe nderimi i sajë për ta i shtohetë. Edhe kështu vetë gjër në funt të veprësë, çdo faqe duke na dhënë një dëshmi të re për ndjenjat e plot mëshirë, për zemëri e njomtë dhe të mirë të autoreshësë së re.
Ay që shkruan këtë radhë ka biseduarë disa herë me autoreshën e libresë që po analizojmë, dhe ka parë me nje çudi të kandshinë sinqeritetin e ndjenavet të saj për vendit t’ënë, „Deshira e ime, më thoshtë zonja Lane, ëshëe që të vete të rronjë në Shqipëri, të punonjë për të, te shuguronj aktivitetin dhe zemrën time për këtë vend …” Edhe dy vjet më parë, në Paris, zonjusha Mosley Williaims, një engleze që padyshim gjith Tirana e mban fort mirë ment, më thoshte: „Mbase ke të drejtë, jam e marrë. Po të jesh sigur se ay që e sheh një herë Shqipërinë, me s’e harron dot, dhe është e pamundurë që të mos e dojë.”
Shehi Sadin i Persisë ka te drejtë kur rrëfen në Bostan parabolliri këtu poshtë: Një njeri pau ne ëndrrë një engjell fort të bukurë, dhe e pyet cili është prej të katrë kryeengjellëvet? — Jam djalli! me fletë krijesa, nukë jam kryeengjell. — Si? Djalli? dhe unë të pandehnja të shëmtuarë e te lik të kanë përshkruarë kuerdoherë kaqë keq. Unë keshtu si më sheh jam, po kalemi është në dorë t’an-miqëvet.”‘ Padyshim, në aplikim me Shqipetarët parabolli do të kishte pakë eksagjeratë, po lundi është i gjallë për neve. Pa le të kthehemi në libra. Zonja Lane nisetë nga Shkodra me dy qatte zonja amerikane, dhe me z.in Rrok Perolli që të mbushë funkcjonet e një dragomani, po më mirë akoma të një prîsi të mëntshim që deshiron t’a bëjë véndin e tij t’a duanë të huajtë, dhe t’i bejë të huajtë, vi-zitonjësit e ardhure se largu, t’a duan vendin e tij.
Si shok udhëtarët kanë dhe një djalë dy-mbëdhjetë vjeç, Rexhebin. Rexhon e voglë, kujt autoresha i admiron inteligjencën dhe çuditetë si një djalë një pëllmbë kuvêndon dhe trajton me malësoret burra’ si nje shok, si një bavas.
Udhtimi s’ mbajti shumë, mezi 15 dite. Dhe nga ky udhetim, nga njohja e banorëvet të Arbërisë, njohje e plotësuarë me një udhetim të dytë në Mat, dhe nje ndënjtje gjymës moti në Tiranë, zonja Lane na siell një librë të lehtë (kjo eshtë fjjala që përdor vetë për veprën e vet) të kandshme, të zbukuruarë me një optimizmë të patundurë që dëften një karakter burrënor, padyshim dhe pak romantik, një dëshirë për të parë sende të panjohura, po me vullnet për t’i kuptuarë, për të hyrë në shpirt dhe në fryme të gjëse që shikon dhe studjon, dhe jo vetëm për të nginjurë një kurjozitet. Shekimet e çdo dite, notat e shënuara në shtëpit e malsorevet, prunë zjarrit, tek bënte kafene ose cingarin i zoti i shtëpisë, në mes të dy bisedimevet kanë pranuarë faqet e — The Peaks of Shala — Majet e Shalësë. Ardhurë në vent pa ndonjë paragjykim politik, pa ndonjë ide të fortnuarë, pa diturë se qysh ishte vendi dhe populli që po vizitonte, veç se ato të paka që kishte kënduarë ose dëgjuarë prej shkrimevet për propagandë, autoresha kishte mendjenë të lirë të formojë një gjykim të themeluarë mi observatat e sajë. Dhe këto që observon i japin një ide të favorëshim për banorët e truallit t’ Arbërisë: i gjen të mençim, serioze, huaj-pritësë, simpatikë, që mentojnë të duhenë.
U njeh vuajtjet e tyre, padrejtësinë që iu bë për ta, ne caktimin e kufivet prej Fuqivet të mbëdha, dhe vëren se ky komb i mbeturë pas prej qyteterimit, ka një vullnet që të përparojë, që të punojë për të mos mbëtutrë prapa të tjerëvet, dhe shënjon me një mënyrë të hollë dëshirën e malsorëvet për shkolla shqipe dhe nxititnin e djemvet për të frekuentuarë këto shkolla.
Zonja Lane — që pa dyshim ka një ndjënje artistike të shvilluarë — flet edhe shpesh për bukurinë fizike të racësë, verem me kënaqësi hollsirat e tipit, një hollsi që shumë shkrimiarë të huaj, para saj, e kanë zënë në gojë në veprat e tyre.
„Mi bregoren e voglë — janë fjalët e saja — të shtruarë me bar të njomë, mi të cilin kishin rënë petalet e një molle të lulëzuarë, Shqipëtarët rrinin dhe preheshin, kafshë të bukura dhe të kandshme (beantiful, graceful ani-mais)” (fq. 31.) Ca më poshtë takon një grua nga Shala, martuarë në Shosh: „Fytyra e saj pakë si e djegurë nga dielli, me sy të mbëdhaj, me formë delikate, që më e bukura që kanë parë, gjër më sot… “Lori i saj qe i ëmblë, dhe duartë dhe këmbët e saj sikur t’i kishte një skulptor do të marrosësh. Në çdo restaurant të Parisit gishtat e hollë të saj, thonjtë delikatë dhe me bajame, bileket e holle, anistokratike, do të tërheqnin vërejtjen e gjithë botësë” (fg, 32-33).
Edhe keshtu me çdo rasje, tekdo që sheh Shipëtarë e Shqipëtarka, kudo që i observon me ato sy të sajë, që kanë pare shum kombe të ndryshme, me atë kritikë që e ka shëtiturë nga Oqeani i qetë (Zonja Lane është nga Kalifornja) gjer në zallët e Detit të Zi, me tendës e begaçme që ka diturë të mbledhë për të barabiturë çdo populi, në cillësitë e tij, fizike, morale dhe psikollogjike. Se zonja Lane di të kuvendojë bukur, dhe – cka asht ma e vështirë – di te beje tjajtrin te kuvendoje. Kshtu na i rëefen çe i thane malësorët për orën, për këto krijesa të padukura, keq ose mirëbërse, ora që e ndjen njerinë, që e mpron, nga çdo e keqe, ose që e shfryn në vdekje.
Një herë tjatrë na rrefen çé mejton Shqipëtari për gruanë, për martesën, për lumtërinë. Flet Lulashi, një kryetar „pa dyshim ma i bukuri burrë që kemi parë gjer më sot.” Bisedohet për vlesën që në djep, vlesë dhe martesë ku çupa s’ ka asnjë vullnet, asnjë zgjedhje, po prindët e saj, ose vëllezërit, kanë të drejtë t’ je japin kujt të duanë, për qejf ose interesë të tyre, pa u-kujdesurë për lumtërinë e gocësë; zonja Rose mejton se kjo është një shpërdorim i keq i fuqisë mashkullore, i auktoritetit të burravet kundrë dobësisë, për dëm të atyre krijesave që s’ kanë forcëra e një mashkulli. Dhe kërkon të kupëtonjë çe mejtojnë vetë Shqipëtarët e Shalës; pyet a munt të jetë i lumturë njeriu në këtë konditë të martesësë. Po Lulashi, njeriu i malevet që përfytyronjë psikollogjinë e kombit të tij, çuditetë me këtë pyetje dhe thotë se lumtërija e njeriut s’ ka të bëjë me martesën.
— Po ç’është aherë lumterija? pyet autoresha. Lumtërija; përgjigjetë Lulashi, vjen nga qielli, vjen nga dielli, nga drita, hijet e malevet, nga gjethet e njomë të pranverësë. Lumtërija vjen edhe prej prehjeve kur jemi të lodhurë, prej ngrënjësë kur jemi të uriturë, prej zjarrit kur kemi mardhurë. Vjen kur këndojmë këngë bashkë me shokë, kur ecim në shkepat dhe e ndiejmë vetehenë më të fortë se shkëmbi; ka dhe një lumtëri që ndien njeriu, në luftë, po ajo është tjatrë send. Për neve martesa s’ ka të bëjë kurrgjë me lumtërinë t’ënë,”
Vërtet, në një vent ku gjër fjala grua është përjashtuar prej bisede, kur dashurija shikonet si nje turp e mekatë, nukë mund të imagjinojë njeriu një gjykim më të drejtë se është ky i Lulashit t’ënë Zgjedhja në martesë nuk lot no një rol: burri martohet për të marrë një grua, dhe çupa, që ditës që fati e heth në këtë botë e di se prindët ose vëllezërit do t’a japin, në mos dhe do t’a shesin një ma-shkulli.
Por, duke u ngjiturë në shkallë të qytetërimit, me tehollim të ndjenjavet, dhe duke u-shtuarë nevojat e mendjesë dhe te zemrësë, me përparimin e estetikës ose të sentimentalitetit, njeriu xë të shquajë në mes të individevët, të zgjedhë, pëlqejë, të ndieje se lumtërija e tij s’është se çfarë do njeri, pot një prej tyre, me atë që pandehë se do të shkojë një jetë me të kandshme, nga shkaku i cillësivet morale dhe fisike që sheh tek të.
Në Shqipëri gruaja nuk lot një rrol, përveç rrolit tragjik për vrasje: shumë prej vrasjevet në malet t’ëna kanë ëer shkak gruanë, gruau si plaçke, si pronë, sepse prindërit ose vëllezërit e saj duanë t’a japin ose t’a shesin ashtu si u do qejfi. Influencë tëhollonjëse e gruasë, veprimi i saj për të na bërë jetën më të hollë, më të njomë dhe më të gratshme akoma s’është ndjerë. Po le të vimë në libra e zonjësë Lane. Autoresha, që të mund të këtë kuptuarë mêndimin dhe shpirtin e nje populli, ka pasurë për ndimës karakterin e mirë të saje, këte vetije që di të kënaqetë me punëtë si i gjen, pa eksi-gjencë, e lumtur, ndoshta, të gjendetë në nië element që del nga jeta që njehë vetë. Di të rrinjë pranë vatrës dhe të kuvendonjë me malësoret, duke pirë duhan, kafe dhe raki, knaqetë me të flejtur si mund, me të ecurë më këmbë, një herë dhe me opinga, fort e gëzuare kur sheh, dëgjon dhe mëson një gjë të re, pa u-qare as nga një vështiresi, as nga një vuajtje të udhese, duke marrë çdo send me hymor të mirë.
Kështu, për shembIlë, një ditë iu deshë të presë, të ketë durim gjer afrë t’mengjezit, sa të shtrohetë darka, darka e mjerë me një tope mish, bukë kollomoqi dhe gjizë, dhe këto pas lodhjevet të një dite të gjatë në gerxhet e Shalësë. Po vuajtja e saje ka qënë në të kthyerë në Shkodrë, aherë kur ka frikë se mos e zent pnemonija; mezi gjen një mushkë; po, kur i kishin dhënë fjalë që të dalin në katrë të mëngjezit — për l’arrijturt mbrema në Shkodrë — mezi nisën më tetë!
Zonja Rose duron me një padurim të math; në fund vihetë në udhë, po prîsi sajë refuzon të arrijë nattë në Shkodre, proponon dhe intrigues që të shkojë natën në një katund nga shkaku se është në gjak me njerëzit e Kirit.
Po amerikanja ka vullnet dhe malësori s’ ben veç se të bindetë përpara një dëshire femënore. Edhe natte, në dritë të yjvet, hypurë mi mushkë të voglë dhe pri prej një prîsi, zonja Rose shkon nga malet madhshtore, nga më të bukurat male të dheut (211). Se autoresha admiron natyrën e egrë dhe piktoreske të Shqipërisë, e gjen vendin t’ënë më të bukur se nga Zvicëra, më të interesantshmin dhe më rotnantik. • Zonja Rose, në ethe, me frigën e pnemonisë mi udhë ëe Shkodrësë ku shpreson të gjejë një mjek dhe një çlodhje, pyet shokun e voglë, U lodhe, Rexh? — Jo, zonja Lane, — Po ç’ ke, pra? — Po mentonjë se zotërija e jote do të kthehi në shtëpi t’ uaj dhe do të na harroni. Thoni se do të vini prapë në Shqipëri, po s’ do të kthehini kurrë. Aq qe, ikën harron shpejt; mendja nderron; mendja është si ujet e një Iumi. Edhe ne do të ju harojmë. Po donja që t’ a ndalonjë këtë natë: është kaqë e bukur! —Edhe une.
Zonja Lane s’ e harroj Shqiperine. Tek jam duke shkruare keto radhe, kam perpara syvet një artikull të saj në World Fravelers (vol. XV., Ni 3, mars 1923) Unknown Albania — Shqiperia e panjohurë. Zonja Lane për neve :Shqipëtarët merr vend pranë mikeshës t’ënë të madhe, Zonjës Durham, dhe i jemi mirënjohës për ndjenat e saj që çfaq me aqë fisnikëri. Në një kohë ku miqtë t’ onë s’ janë të shumtë, ç’ do manifestë simpatije ka të drejtën për gratitudë t’ënë.
Edhe këtu, pa u-dhënë fund këtyre radhëve, dua të kujtonjë se një detyrë patriotike e madhe është për Shqipëtarët të përpiqena që çdo i huaj që viziton, çdo i ardhurë se largu që shkel truallin t’ënbë, të mund të kthehet me një kujtim të mirë, me një pështypje miqësore në zemër të tij.
Nga: Lumo Skendo “Hylli i Dritës” prill 1924