Shqiptarët luajnë një rol të rëndësishëm pozitiv në Itali, ama në jo pak raste janë përfshirë në organizata kriminale duke sfiduar edhe vendasit.
Mafiozi italian Giuseppe Casamonica, drejtues i njërit prej klaneve në Romë, ka dhënë një intervistë ku ka folur edhe për shqiptarët.
Duke iu referuar zonave të influencës, gazetari Italian i tha: “Po mbuloni këtë zonë. E di që keni pasur probleme me shqiptarët…”
Përgjigjia e tij ishte: “Kur thoni Casamonica në Romë i keni thënë të gjitha. Shqiptarëve u kemi thyer kockat dhe i kemi larguar prej këtej”.