Zhurma kryeqytetase e ka zbehur gjëmimin në male. Valbona vazhdon të shkatërrohet. “Mos ma prek Valbonën”, vijojnë të thonë malsorët e atyre trojeve, por shtrati i lumit gërryhet. Malësorja amerikane e Alpeve, Catherine Bohne bashkë me “bashkëfshatarët” e saj s’i ndalin thirrjet dhe lutjet që kjo pasuri kombëtare të ruhet.
“Bukurinë që ia ka fal zoti due me e pas qashtu. Tan verën ka qenë plot me njerëz Valbona, turista, burra, gra e fëmijë. Kur të soset lumi nuk kanë ku lahen”
“Banorët e Valbonës nuk kanë të ardhme tjetër. E ardhmja e tyre varet nga turistët. Te HEC-et nuk punësohet askush, vetëm një roje. Valbona duhet me qenë sikur e ka fal Zoti.”
“I lutem qeverisë e drejtësisë të veprojë sa më shpjet që ta ruajë Luginën e Valbonës. Është prek Lumi Valbona është prek shtylla vertebtrale e kësaj lugine. Po të mos ishte lumi Valbona nuk ishte kjo bukuri e rrallë. Nuk është vetëm për interes të komunitetit të zonës sonë pasi dëmton vaditjen por prish florën, faunën imazhin e bukurinë e natyrës.”