Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga pritja që i është bërë në hyrje të qytetit të Korçës.
Në videon që Basha e ka filmuar vetë në makinë, tregon se është rrugës për në aktivin e Korçës, ku do të bëhen anëtarësime të të rinjve në PD.
“Por, siç e shikoni, vargu i makinave është i tejzgjatur, në pritje të nisjes së takimit për të shprehur entuziazmin dhe mobilizimin e tyre maksimal. Siç është mobilizuar e gjithë Shqipëria, edhe Korça është mobilizuar për protestën madhështore të të shtunës më 11 maj”, shprehet Basha.