Një mënyrë mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për të gatuar Lule lakrën, e cila është një recetë e shëndetshme për shëndetin tuaj. Në fillim lajmë mirë lulelakrën, e ziejmë në një tenxhere për 5-8 minuta.
Pas zierjes e ndajmë dhe e copëtojmë në pjesë të vogla, të cilat i rëndisim në formë uniformë (rreth e përqark tavës). Me pas në një tigan përgatisim beshamelën, të cilën do ia hedhim sipër lulelakrës.
Për përgatitjen e beshamelit na duhen:
Pak gjalpë, miell, 1 vezë dhe qumësht.
Konkretisht: Hedhim së pari në tigan gjalpin, sa të ketë filluar shkrirjen i hedhim një lugë miell.
I trazojmë pak, e kriposim dhe në momentin që fillon të trashet i hedhim pak qumësht (1 filxhan).
I lëmë 2-3 min në zierje dhe me pas e lëmë në qetësi, për t’u ftohur pak. Pas 5 minutash ftohjeje hedhim në tigan një të verdhë veze, dhe i trazojmë pak.
Kur të kenë marrë një ngjyrë kompakte, e hedhim shtresën bukur sipër lulelakrës.
Në fund e mbulojmë shtresën edhe me pak djathë kackavall të grirë që e bën tepër krokante.
Ju bëftë mirë 🙂