Lufta në Gaza, Rama: Do i propozoj Macronit zgjidhjen e çështjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Gaza, Rama: Do i propozoj Macronit zgjidhjen e çështjes

16:48 | 09/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Shqipëria qëndron e palëkundur në krah të Izraelit, kundër Hamasit, por jemi të shqetësuar për viktimat në Gaza. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, në vigjilje të Forumit të Paqes në Paris 2023.

Ndërsa ka shprehur qëndrimin e Qeverisë lidhur me luftën në Gaza, Rama gjithashtu duke marrë rolin e një “lideri global” propozon edhe një zgjidhje për konfliktin e nisur prej më shumë se 3 javësh, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

“Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë”, shkruan Rama.

Read more

Socisalistët e vërtetë janë në protestë –

Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –

Dy tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Gjirokastër dhe Elbasan –

Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje –

Në vijim, Kryeministri shkruan se në Paris, do t’i kërkoj Presidentit Macron, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës.

Ritheksoj, Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit. Megjithatë, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza.

Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë.

Një ndërprerje e negocuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme. Në Paris, do t’i kërkoj mikpritësit tonë, Presidentit Macron të Francës, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin. Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez. Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart.

Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës.

The post Lufta në Gaza, Rama: Do i propozoj Macronit zgjidhjen e çështjes appeared first on 27.

Të Lidhura

Socisalistët e vërtetë janë në protestë –

Socisalistët e vërtetë janë në protestë –

nga 27
14:00 | 12/06/2026
0

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e kryesocialistit Edi Rama për të marrë pjesë në organizimin...

Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –

Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –

nga 27
13:46 | 12/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër dy grupeve të strukturuara kriminale të dyshuara për...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Dy tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Gjirokastër dhe Elbasan –

nga 27
13:44 | 12/06/2026
0

Shqipëria është lëkundur nga dy tërmete brenda pak orësh gjatë ditës së sotme. Lëkundja e parë sizmike u regjistrua në...

Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje –

Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje –

nga 27
13:32 | 12/06/2026
0

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara...

Para
Dhuna e edukatores ndaj 3-vjeçares, protestë te Ministria e Arsimit –

Dhuna e edukatores ndaj 3-vjeçares, protestë te Ministria e Arsimit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Socisalistët e vërtetë janë në protestë –

Socisalistët e vërtetë janë në protestë –

14:00 | 12/06/2026
Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –

Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –

13:46 | 12/06/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Dy tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Gjirokastër dhe Elbasan –

13:44 | 12/06/2026
Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje –

Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje –

13:32 | 12/06/2026
23 apartamente, 106 garazhe e 41 llogari bankare! Çfarë sekuestroi SPAK nga ‘perandoria’ e vëllezërve Koçeku dhe Ilir Shtufit –

23 apartamente, 106 garazhe e 41 llogari bankare! Çfarë sekuestroi SPAK nga ‘perandoria’ e vëllezërve Koçeku dhe Ilir Shtufit –

13:12 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Socisalistët e vërtetë janë në protestë –
  • Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –
  • Dy tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Gjirokastër dhe Elbasan –
  • Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje –
  • 23 apartamente, 106 garazhe e 41 llogari bankare! Çfarë sekuestroi SPAK nga ‘perandoria’ e vëllezërve Koçeku dhe Ilir Shtufit –
  • 27 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, dita që ndryshoi historinë e vendit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Socisalistët e vërtetë janë në protestë –
  • Trafik droge nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e biznesmenëve, sekuestrohen miliona euro pasuri (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com