Lufta e informacionit, si një luftë “e re” politike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta e informacionit, si një luftë “e re” politike

09:55 | 24/11/2017
në Opinion
0

Nga Alfred Peza

Ka një prirje të theksuar, e cila sa vjen e bëhet më shqetësuese në një aspekt, në lidhje me informacionet që qarkullojnë në media, të cilat dalin nga agjencitë ligjzbatuese që e kanë për detyrë të ruajnë sekretin apo konfidencialitetin e tyre. Duket sikur nuk kemi në këtë tendencë, thjeshtë dhe vetëm dy palë politike, që luftojnë veç përballë dhe kundër njëra-tjetrës, siç është krejt normale në demokracitë liberale. Por duket sikur kemi palë të tjera, që i ushqejnë këto dy anë, dy skaje e dy pole të skenës politike, sigurisht me ndërmjetësinë e medias, duke i bërë çështjet ligjore dhe institucionet kushtetuese, vazhdim të politikës me mjete të tjera.

Shtysa për këtë shkrim, u mor nga konferenca e fundit për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e akuzoi Policinë e Shtetit si dekonspiruesen e informacionit në lidhje me operacionin për arrestimin e disa prej kolegëve ish-drejtues të saj. Fakt është se 3 ish-zyrtarët e dyshuar në lidhje me çështjen e “Habilajve” të Vlorës, ndër radhët e uniformave blu, nuk u arrit të arrestoheshin. Ata u tha se nuk ndodheshin në banesat e tyre, në momentin kur atje shkoi policia, për ekzekutimin e urdhër arresteve të firmosura nga Prokuroria.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk e kisha hasur kurrë në jetën time si gazetar, një fakt kaq të çuditshëm, sa ai që u shënua në gjithë këtë histori. Çdo hap që ndërmerrej, çdo urdhër që jepej, çdo veprim që kryhej, çdo hallkë që pasonte, çdo dorë dhe çdo derë nga kalonin tre urdhër arrestet e ish-drejtuesve të policisë, raportoheshin në kohë reale nga të gjitha mediat. Edhe kur pritej të firmoseshin, edhe kur u firmosën, edhe kur u dërguan në polici, edhe kur policia filloi të vihej në lëvizje, edhe kur ndizej makina e policëve për të shkuar në banesa, edhe kur mbërrihej atje dhe kur trokisnin, edhe kur nuk i gjenin të kërkuarit për t’u arrestuar, gjithçka raportohej publikisht në kohë reale. Një serial i tillë “big brother”-i, si ky në jetën reale, nuk besoj se kemi parë dhe uroj të mos shohim më kurrë në të ardhmen.

Policia e Shtetit, me sa di, as nuk e mohoi, por as nuk e pohoi këtë akuzë. Duke qenë një institucion i depolitizuar me ligj, ose nuk ka dashur të futet në polemika me kryetarin e opozitës, ose nuk e kanë parë të arsyeshme të mbanin një qëndrim. Takimi i shefave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministrinë e Brendshme, si dhe ai i ministrit Fatmir Xhafaj me vartësit e tij, në lidhje me dështimin e operacionit të arrestimeve, tregon se ka një shqetësim dhe se në këtë mes, ekziston një problem jo i vogël.

Ky nuk është as rasti i parë dhe as çështja e parë për të cilën ka rrjedhje informacioni, dekonspirim të të dhënave, publikim të vendimeve, çështjeve apo detajeve që duhet të ishin minimalisht konfidenciale si sekret hetimor, procedural apo policor. Por më shumë se në çdo rast tjetër, kjo tendencë u bë e theksuar, nga momenti kur iu kërkua Kuvendit të Shqipërisë t’i hapte rrugën një arrestimi të mundshëm të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. E gjitha kjo çështje u shoqërua me publikime përgjimesh, deklarime, emrash direkt ose indirekt, me kuptim apo me nënkuptim, e pa asnjë kuptim. Herë në mediat online, herë në ato tradicionale, herë në faqe gazetash e herë në emisionet e mbrëmjeve të debateve politike televizive.

Pas arrestimit edhe të biznesmenit, Orest Sota, me 863 mijë euro në makinën ku u gjendën edhe dy leje drejtimi mjetesh ujore të Tahirit, kjo tendencë e nxjerrjes së gjithçkaje në shesh, u bë një sport kombëtar. Pas së cilës, pothuajse të gjithë, u përfshinë në një lojë se kush e kush të nxirrte i parë sa më shumë detaje të vërteta, gjysmë të vërteta, të pavërteta, fantazira, sajesa, ujëra me pigmente të vërtetash anësore, derisa e gjitha u duk sikur “degjeneroi” në një çështje hetimi, gjykimi dhe debatesh kolektive, të të gjithëve dhe për gjithçka. Duke i vënë një pikëpyetje shumë të madhe, seriozitetit të shtetit, institucioneve kushtetuese e ligjzbatuese, si edhe politikës vetë.

Nuk mbaj mend që, në këtë çerekshekulli demokraci, edhe atëherë kur shtetit “i ishin zgjidhur ushkurët”, si në 1991-1992 apo 1997- 1998, që të jetë trajtuar ndonjëherë ndonjë çështje kaq “fshatçe”, sa këto që quhen sot, herë “çështja Tahiri”, herë “çështja Habilaj”, herë “çështja Sota” apo herë “çështja e tre ish-kryepolicëve”. Në të gjithën këtë histori, tymnajë, zhurma dhënie e marrje të vërtetash e të pavërtetash, ka vetëm një kryeçështje. Ajo ka të bëjë me përdorimin e luftës së informacionit, thjeshtë dhe vetëm për qëllime politike.

Që lufta e informacionit përdoret për qëllime politike, kjo është e vjetër sa vetë bota, sa vetë informacioni dhe sa vetë politika. Nuk është këtu e reja dhe ky shqetësimi. Sepse nuk po flasim as për teori dhe as për gjëra që i di kushdo që ka sadopak njohuri për mënyrën e funksionimit të gjërave. Shqetësimi real, i madh madje, shumë shumë i madh, lidhet me (keq)përdorimin koshient të sekreteve hetimore dhe policore në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërinstitucionale, për një luftë të pastër politike, për qëllime personale. E gjitha kjo në shkelje të ligjit, të frymës dhe germës së Kushtetutës, nga institucione ligjzbatuese.

Më shqetësuesja në këtë shkelje të etikës ligjore dhe kodit të komunikimit profesional e institucional, është se kjo gjë është bërë e hapur, publike e pa as më të voglin shqetësim apo drojë, se mund të kenë ndonjëherë, ndonjë pasojë prej kësaj. E sigurt është se i humburi i madh i gjithë kësaj historie, është imazhi i pushteteve, serioziteti i shtetit dhe institucioneve të tij, si dhe standardi profesional i drejtuesve apo punonjësve që e kanë për detyrë ta ruajnë informacionin.

Ajo që e përdori gjithë këtë histori e që do ta bëjë, me sa duket, edhe në ditët në vijim, është klasa politike, e sidomos opozita. E cila mund të ketë ndonjë përfitim imediat, por e sigurt është se ky precedent mund të përsëritet edhe në të ardhmen, në dëm të saj, kur nesër ajo të jetë në pushtet. E fituara e vetme e madhe, duket të jetë media tradicionale dhe ajo e reja online, gazetarët dhe të gjithë ata që e kanë mënyrë jetese tashmë, dhënie marrjen në rrjetet sociale.

Duhet të jem i qartë deri në fund, se ky shqetësim i ngritur këtu për shpërdorimin flagrant të informacionit nga ata që kanë për detyrë dhe paguhen për ta ruajtur atë, nuk ka asnjë lidhje me të drejtën e medias dhe opozitës sidomos, për t’i bërë oponencën deri në fund shumicës dhe qeverisë. Përkundrazi.

http://www.gazetatema.net/2017/11/24/lufta-e-informacionit-si-nje-lufte-e-re-politike/

Etiketa: Alfred Pezainformacionluftë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kur ngatërron 1 nëntorin me 1 prillin

Si u zhveshën nga petku kombëtarist Aleanca Kuq e Zi dhe Vetëvendosja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com