Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Luajti 9 ndeshje dhe shënoi 6 gola/ Edi Reja në dilem për Endri Çekiçin

Nga Klodiana 0

Luajti 9 ndeshje dhe shënoi 6 gola, që në gjashtëmujorin e fundit po shkëlqen në një ligë jashtë vendit, është pa dyshim 22-vjeçari Endri Çekiçi.

Pas një 4-vjeçari në Kroaci si pjesë e Dinamo Zagreb dhe Lokomotiv Zagreb, fantazisti me origjinë nga Pogradeci u transferua në pjesën e dytë të sezonit të kaluar te një klub i madh slloven si Olimpia Ljubjana. Sezonin 2019-2020 e nisi duke qenë në fushë si titullar në kampionat, ku i mjaftuan dy javë për të gjetur golin e parë.

Statistikat janë të gjitha në favor të fantazistit, me një ecuri fantastike në të gjitha kompeticionet, mirëpo as këto nuk e bindën trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, për ta grumbulluar në dy ndeshjet e luajtura në qershor kundër Islandës dhe Moldavisë.

Por, çfarë duhet të bëjë më shumë një lojtar për të merituar ftesën në Kombëtare?! Aq më tepër që në rolin e një sulmuesi të dytë, tipik fantazist, te kuqezinjtë ka kohë që nuk është një futbollist me karakteristika të tilla. Në Kombëtare kujtohet ende Ervin Skela, ishkapiteni kuqezi që në rolin e një “regjisori” me cilësitë që kishte bënte diferencën.

Tashmë shtatori po vjen dhe i mbetet Edi Rejas për t’i dhënë një shans lojtarit shqiptar më në formë që luan në kampionatet europiane. Me siguri italiani nuk do ta nënvlerësojë nivelin e kampionatit slloven, aq më tepër që me zgjedhjet që ka bërë, ka treguar se nuk është nga ata që paragjykon.

Shqipëria luan më 7 shtator ndaj Francës, ndërsa tri ditë më pas kundër Islandës në “Elbasan Arena”. Me siguri lista është përpiluar, por sërish duket se dilemat mbeten për Çekiçin, por duhen edhe pak ditë të konfirmohen zyrtarisht ftesat. Gjithçka mund të ndodhë…/ Panoramasport

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej