Dy ditë pas protestës opozitare përpara Parlamentit, ambasadori Donlad Lu ka takuar sot Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.
Ambasadori amerikan ka takuar dy liderët opozitarë në zyrën e këtyre të fundit.
Në një takim të kërkuar nga ai vetë, Lu ka biseduar me Bashën për rreth 70 minuta dhe më pas është nisur drejt selisë së LSI ku u prit nga Kryemadhi.