Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa do të nisë në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zëvendëskryetarin e LSI-së.
“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri të partisë” – thuhej në njoftimin e LSI-së 3 ditë më parë.
Në vend të Vasilit është propozuar Monika Kryemadhi, e cila aktualisht mban postin e zv/kryetares.