Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka reaguar për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
Ambasada thonë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë.
“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin.”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.