Të gjithë prindërit janë paralajmëruar për një video të rrezikshme “mbytjeje” online pasi një djalë 12 vjeçar, i cili mendohet të ketë luajtur me të, vdiq nga asfiksimi.
Karnel Haughton, nga Birmingham,mbyti veten duke luajtuar lojën e quajtur ndryshe “majmuni i hapësirës”, që po bëhet virale në Internet.
Paralajmërimi i postuar në Facebook nga një mik i familjes nxit të gjithë prindërit të flasin me fëmijët e tyre në lidhje me lojën, dhe t’i paralajmërojnë për rreziqet.
Familja dëshiron që prindërit e tjerë të mos përballen me të njëjtat “horrore”.
“Loja e mbytjes” është një fenomen që ka qëndruar në radarë që nga viti 2005, pasi iu atribuan disa vdekje të tjera.
Sipas saj, ata që e luajnë lojën duhet “të mbysin” veten pa i rënë të fikët, gjë që ndalon furnizimin me oksigjen në tru.
Karnel ndërroi jetë në 1 qershor, në atë që u përshkrua si një shok i madh për prindërit e tij.