Lleshi shpall “Non grata” 52 grekë që ishin dje në Bularat: Provokim vulgar dhe i rrezikshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshi shpall “Non grata” 52 grekë që ishin dje në Bularat: Provokim vulgar dhe i rrezikshëm

10:12 | 10/11/2018
në Shqiperi
0

Shteti shqiptar nuk do të lejojë që 52 shtetas grekë që ishin dje në Bularat, të shkelin në Shqipëri.

Ky njoftim u bë i ditur nga zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Lleshi theksoi se “askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Deklarata e plotë:

Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.

Etiketa: Bularatgreknon grataSandër Lleshi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Sandër Lleshi iu bën dalje policëve “barkderra”

Sandër Lleshi iu bën dalje policëve "barkderra"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia –

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël –

14:50 | 23/04/2026
U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

14:08 | 23/04/2026
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –

14:02 | 23/04/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –

13:56 | 23/04/2026
Do të shënoj gol –

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –

13:50 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël –
  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –
  • “Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt –
  • E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira –
  • Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares –
  • Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël –
  • U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com