Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lleshaj tha se 2020-a do jetë viti i sigurisë rrugore, vetëm dje ndodhën 6 aksidente

Nga Ejona 0

Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat, deklaroi se 2020-a do të jetë viti i sigurisë rrugore, falë ndryshimit të ligjeve dhe masave të shtuara.
Mirëpo, a ishte deklarata e ministrit Lleshaj premtuese? Apo vetëm një fluckë sapuni, në kontekstin e propagandës, pasi pikërisht dje, në vend u regjistruan plot 6 aksidente rrugore.
Aksidentet e ndodhura dje (5 janar 2020)
13:00, kamioni del nga rruga në Pogradec, përfundon në karburant
17:15, aksident në Autostradë, 1 person i vdekur
18:00, aksident në Durrës, makina përplaset me shtyllën, dy të plagosur
19:00, aksident në Vlorë, makina përplaset me motorrin, në gjendje të rëndë 2 persona
20:10, aksident në fshatin Veliterne të Korçës, furgoni del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit
22:00, makina del nga rruga në aksin Lushnjë-Berat, në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit
Ndërkohë sot pasdite në Laprakë, dy makina u përplasën kokë më kokë.
Sigurisht që fajtor nuk është drejpërdrejt ministri i Brendshëm. Është lagështia, ngrica, moti i keq, mungesa e sinjalistikës, mungesa e kontrolleve, mangësi në kodin rrugor, etj.
E për këto, në fund të ditës kush është fajtor? /Newsbomb.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej