“Ashtu siç futen cigaret kontrabandë në Shqipëri, futen edhe armët”, tha sot Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në Kuvend.
Lleshaj shtoi se sa i përket kufirit, ne nuk mund ta bllokojmë kufirin tani, se nuk është më me tela me gjemba, por është i gjelbër.
“Sot Shqipëria prodhon fishekzjarrë, që shtruat pyetjen nga hynë. Sigurisht prodhohen në mënyrë të paligjshme, janë prodhuar për eksport, por janë prodhuar këtu. Sa i përket kufirit, ne nuk mund ta bllokojmë kufirin tani, se nuk është më me tela me gjemba, por është i gjelbër. Ashtu siç futen kontrabandë cigaret, mund të futen edhe armë. Ne do të forcojmë kriteret për mbajtjen e armëve edhe në mënyrë të ligjshme. Të forcojmë dënimin penal ndaj atyre që posedojmë në mënyrë të paligjshme armë”, tha Sandër Lleshi në fjalën e tij në parlament.