• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llalla tha se Lu i kërkoi arrestimin e Metës, reagon ambasadori: Gënjen, ai është nën hetim

09:44 | 12/04/2018
në Shqiperi
0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar pas publikimit të letrës që ish-Prokurori Adriatik Llalla i ka dërguar Kongresit Amerikan, në të cilën pretendon se Lu i ka kërkuar të arrestojë Ilir Metën.

Kryediplomati amerikan ka hedhur poshtë si mashtrime pretendimet e ish-kryeprokurorit, ndërsa ka pohuar se ky i fundit rrezikon që të shkojë në burg. Ambasadori amerikan u shpreh se Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”.

Donald Lu, ambasadori i SHBA

Lu e bëri reagimin e tij, pasi Adriatik Llalla, në letrën që i kishte dërguar Kongresit amerikan në maj 2017, por që vetëm dje u zbardh dhe u bë publike në Shqipëri, pretendonte se Donald Lu i kishte kërkuar në zyrën e tij pa asnjë fakt, arrestimin e Ilir Metës, që asokohe ishte Kryetar Parlamenti.

Disa ditë më parë, ambasadori Lu, teksa foli për përplasjen me Adriatik Llallën, u shpreh se ky i fundit ishte personi i parë në botë që me ligjin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk u lejuar të hyjë në SHBA.

“Llalla do të ishte i pari person në botë, që sipas këtij ligji që i lejon Presidentit të Shteteve të Bashkuara t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara një zyrtari të korruptuar nga një vend tjetër.

Pra, mbështetej në korrupsion të konsiderueshëm. Prandaj ne, qeveria e SHBA, dhe në këtë rast Sekretari i Shtetit, i cili nën autoritetin e Presidentit për këtë çështje, ishte i bindur se kishte prova të mjaftueshme për të besuar se Z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Këtu ngrihet edhe një pyetje tjetër, nëse ai ka shkelur ligjet e vendit tuaj.

Nuk mund ta vendosim ne këtë për Shqipërinë, ne nuk jemi zbatuesit shqiptarë të ligjit. Prandaj po punojmë me prokurorët dhe policinë shqiptare, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë atë që ne kemi kuptuar, në mënyrë që të vendosin nëse duan ta çojnë këtë çështje në gjykatë”.

Donald Lu, ambasadori i SHBA

Konflikti
Lu dhe Llalla kanë pretendime të ndryshme sa i takon shkakut të konfliktit. Llalla pretendon se Lu i ka kërkuar arrestime në nivele të larta, ndërsa Lu thotë se Llalla ka punuar kundër reformës në drejtësi, investimi më i madh amerikan.

“Jo, unë kam pasur një marrëdhënie personale mjaft të arsyeshme me Z. Llalla, kemi pasur disa takime, kemi qëndruar në komunikim edhe pas konfliktit që patëm. Janarin e kaluar unë thashë se Z. Llalla kishte vepruar kundër reformës në drejtësi. Unë nuk kam asgjë personale me Z. Llalla. Unë dhe qeveria ime kemi investuar shumë përpjekje në reformën në drejtësi dhe nuk do të lejojmë asnjë zyrtar të vetëm, sado i lartë të jetë ai, që të pengojnë këtë reformë”, ka thënë Lu.

http://shqiptarja.com/lajm/donald-lu-llala-rrezikon-te-shkoje-ne-burg-arrestimi-i-metes-genjeshter-e-tij-absurde

Etiketa: Adriatik LallaDonald LuIlir Meta

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Gjelë Gjikola: Në Kampin e Tepelenës ku më vdiq vajza 3 vjeçe (Film)

Gjelë Gjikola: Në Kampin e Tepelenës ku më vdiq vajza 3 vjeçe (Film)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

10:31 | 24/03/2023
Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

10:27 | 24/03/2023
Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

10:13 | 24/03/2023
Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

10:01 | 24/03/2023
lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

09:53 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –
  • Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –
  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com