Llafet i merr era, puna mbetet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llafet i merr era, puna mbetet

09:57 | 08/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Mirela Kumbaro

Sot opozita u rikthye në Komisionin për Median dhe Edukimin, por edhe për çështjet e Kulturës. Shpresova e besova se prania e saj kishte mesazhin se do të ishte pjesë e një debati konstruktiv pasi, në rendin e ditës, ishte diskutimi nen për nen i Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe për Muzetë.

Pas 4 viteve punë nga ekspertët e Ministrisë së Kulturës dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë, projektligji ka 5 muaj që në tryezat e Komisioneve parlamentare. Jo vetem kaq, me parë është diskutuar gjerësisht në forume, formale dhe informale, me ekspertë, grupe interesi dhe opinionin publik.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndërkohë që sot ishim përgatitur për të ndërtuar së bashku një stacion shumë të rëndësishëm të kësaj pune të gjatë, por edhe shumë të vyer për Trashëgiminë Kulturore sic është ky projektligj me 280 nene , mjerisht opozita mbajti qendrimin e turpshëm të shamatasë së zakonshme, duke e kthyer për të disatën herë atë komision në një tollovi llafesh pa doganë e pa sintaksë, pa bereqet e pa prioritet, ku gjithcka thuhet, hidhet e përplaset pas sheshit, por aty vetëm për projektligjin nuk u fol. Kjo ndodh sepse opozita, siç e pohoi dhe vetë, ishte e papërgatitur edhe pas 5 muajsh që projektligji sillet në sirtarët e komisionit.

Komisioni, që nuk di si mund të jetë i Kulturës, u përmbys sërish sot nga opozita në një pazar (nga ato pazaret e para restaurimeve të bëra nga ne vitet e fundit).

Pikërisht nga ajo opozitë që, kur ishte në pushtet, zhduku nga faqja e dheut mbi 100 objekte pasuri kulturore pa lënë as nam as nishan, shkatërroi deri në moskthim mbi 200 monumente kulture, pa marrë mundimin as të bënte një herë të vetme një inventar të tyre.

Kjo opozitë, dikur aq vite të gjatë në qeverisje, nuk investoi as edhe 1 qindarkë për të ndërtuar ndonjë muze kombëtar, apo ndonjë teatër të ri. As edhe një! Ah po, hodhi në gropën e hapur të Piramidës 6 milionë dollarë për të bërë gjoja teatër, derisa ktheu mendje rrugës dhe vendosi ta prishte e të conte 3 milion te tjera dëm, gjoja për të ndërtuar parlament të ri! Ndërkohë që artistët e skenave kombëtare vijonin të ngjiteshin me dinjitet në skenë e të vuanin në prapaskenë prej kushteve aspak dinjitoze.

Ajo opozitë që në vitet e gjata të pushtetit i la të rrënoheshin qendrat historike ekzistuese- se për të futur në mbrojtje qendra të reja nuk bëhet fjalë,- opozitë që mbahet mend veç për torta e tallava, që la të vidhen ikonat e thesare të trashëgimisë në mes të ditës, ndërsa kishat e xhamitë trashëgimi kulturore i la në mëshirë të fatit apo të keqbërësve, sa u mbinte pema mbi çati, e mezi mbaheshin në këmbë.

Çfarë guximi, çfarë lehtësie e papërballueshme për të llomotitur, siç thotë populli ynë , si e ëma e Zeqos në majë të thanës!
Guxon e akuzon sot , pikërisht kur ne po ndërtojmë e rindërtojmë muze të rinj, që janë pasaporta jonë më e mirë! Akuzon sot kur po restaurojmë zinxhir kishat e xhamitë, kalatë e qendrat historike! Akuzon sot kur kemi nxjerrë nga rreziku më shumë se 450 objekte pasuri kulturore në të gjithë Shqipërinë, nga Varrezat e Rrmajit në Shkodër deri te Kulla e Sahatit në Gjirokaster.
Akuzon sot kur jemi qartësisht të besueshëm në projektet tona, përderisa donatorët më të fuqishëm dhe partnerët më seriozë në lëmin e trashëgimisë botërore po investojnë në projekte të trashëgimisë sonë kulturore! Akuzon sot kur ne po ndërtojmë teatro të rinj, akuzon sot kur artistët tanë po mbushin skenat e teatrove jo vetëm në Tiranë, dhe ku premierat kanë qenë dinjitoze çdo natë!

A shkoi njeri prej tyre të shihte një, vetëm një shfaqje të vetme?! A shkoi njeri prej tyre të duartrokiste artistët që mbushin sallat plotë 5 ditë në javë dhe t’i uronte për talentin, punën dhe pasionin ndonëse në kushte aspak të përshtatshme?! A shkoi njeri prej tyre te vizitonte një ekspozitë a të përgëzonte një nga artistët që tashmë nderojnë vendin me talentin e tyre në skenat e ekspozitat botërore ku Shqipëria përfaqësohet denjësisht?! A shkoi njeri tyre në Apolloni për të parë se si i është rikthyer shkëlqimi manastirit, cili prej tyre shkoi në Gjirokastër a Berat, në Shkodër apo në Korçe për muzetë e rinj, për të parë se si i rikthehet jeta e pasurive kulturore?! Cili prej tyre shkoi të vizitojë Vunoin e Dhërmiun apo Vlorën ku tashmë po punohet për rilindjen e Qendrave historike?! Cili prej tyre mori pjesë në Festivalet ndërkombëtare organizuar në çdo kala e teater antik?! E kështu mund të pyesim në një listë të gjatë projektesh e punësh të kryera në 4 vjet e që vijojnë.

Mos kini frikë nga e bukura të dashur opozitarë, e bukura në art, trashëgimi e kulturë është e shëndetshme, është emancipim!

Sot opozita ia doli ta dështonte seancën e shqyrtimit të ligjit më të rëndësishëm për kulturën për të dhënë para medias show-n tashmë bajat të politikës së lodhur.

Dokrrat e hinit nuk meritonin përgjigje në atë pazar pa kulturë, por shqiptarët dua t’i siguroj se fjalën e dhënë për një projektligj bashkëkohor për trashëgiminë kulturore, që u lëvdua edhe në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian, do ta shpiem deri në fund.

Natyrisht që nuk kemi bërë gjithcka, mbetet shumë më tepër për të bërë dhe për këtë do të vazhdojmë të punojmë, të punojmë deri ditën e fundit! Çdo kush na bashkohet e bën për Kulturën dhe jo për një grup të caktuar.

Llafet i merr era, puna mbetet! 7 Maj 2018

Etiketa: InvestimeMirela Kumbaromuzeopozitateatertrashëgimi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Kur Greqia ta shtrëngon lakun në fyt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com