Lirohen 4 të akuzuarit për kokainën 100 mijë euro, agjenti i infiltruar refuzon të dëshmojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirohen 4 të akuzuarit për kokainën 100 mijë euro, agjenti i infiltruar refuzon të dëshmojë

09:49 | 28/09/2022
në Kryesore
0

Elton Qyno

Dështon për herë të dytë pas një viti çështja që nisi në muajin korrik 2021, pas asaj që ndodhi në mes të ditës, ku policia dha një spektakël të keq, në një operacion në zonën e “Ali Demit”. Operacioni synonte shkëmbimin e kokainës “Philipp Plein” kundrejt 100 mijë eurove. Këtë radhë dështimi ndodh në prokurori.

Prokuroria e Tiranës është “dorëzuar” përballë pamundësisë së sigurimit të provave, për të ngritur akuzë ndaj 4 personave të arrestuar nga operacionalja, si Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore.

Read more

E plaçkitin kartelet e drogës –

Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

Të katër këta persona të arrestuar me shumë bujë nga policia në korrik 2021, janë zhveshur nga akuzat, pasi prokurori i çështjes Ardjan Dyrmishi, ka proceduar ndaj këtyre personave me një kërkesë në gjykatë për pushimin e akuzës së “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shkak i kësaj kërkese për pushimin e ndjekjes penale, është bërë pamundësia e sigurimit të provave që implikonin 4 personat e arrestuar nga policia. Por dhe mos bashkëpunimi i strukturave të policisë dhe agjentit që kishte hyrë në negociata, me personat e përfshirë në tregtinë e drogës të llojit “Philipp Plein”.

Për sasinë e kokainës prej 1 kg e 250 gramë, është zbuluar vetëm një person si autor, i cili nuk është bërë asjëherë publik nga policia. Por tashmë rezulton të jetë marë i pandehur nga prokuroria.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin J.Capa, i cili është identifikuar si posedues i 1 kg 250 gramë kokainë të cilësisë së parë. Capa, akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, pasi gjurmët e gishtave të tij, u fiksuan në kutinë e picave që policia gjeti dhe sekuestroi poshtë një makine të parkuar jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Ditën e operacionit J.Capa, mundi ti iki agjentëve dhe RENEA-s,por pas zbulimit të gjurmëve mësohet se ai është shfaqur në ambjentet e policisë së Tiranës, duke u vetëdorëzuar.

Gjatë marjes në pyetje J.Capa, ka treguar se kokainën e cilësisë së parë e kishte të tijën dhe synonte ta shiste tek një person, të cilin nuk e dinte që ishte punonjës policie. Capa, ka përjashtuar në mënyrë kategorike që Altin Gega alias Çuku, Erjon Prenga, Taulant Çukun dhe Gentjan Kore, të kenë lidhje me sasinë e kokainës dhe aktivitetin e tij kriminal të shitjes së drogës.

Për provueshmërinë e akuzave ndaj tyre, nuk ka pranuar të dëshmojë dhe agjenti i policisë që ishte infiltruar brenda grupit për të blerë kokainën.

Kjo ka sjellë dështimin e dosjes penale, jo vetëm në polici por edhe në prokurorinë e Tiranës, ku 4 personat e arrestuar tashmë janë zhveshur nga akuzat ndërsa vetë 1 person qëndron në burg.

Sipas burimeve të prokurorisë Altin Gega alias Çuku, rezulton të jetë djali i hallës së klanit “Duka” në Tiranë. Altin Gegës, dhe vëllait të tij të proceduar në Hollandë dhe Belgjikë, një ditë më parë prokuroria e Tiranës i sekuestroi 6 pasuri të paluajtshme në kryeqytet.

Ndërsa Erjon Prenga, është djali i një biznesmeni që ka një resort shumë të njohur në Dajt dhe pjesë e grupit shoqëror të klanit “Duka” në Tiranë.

Njëherësh nën akuzë ka përfunduar dhe Gazmend Cani, personi me benzin e zi që ditën e ngjarjes u iku, efektivëve të operacionales, i cili tashmë rezulton se është dënuar për akuzën e “Kundërshtimit të forcave të Policisë së Shtetit”.

Etiketa: drogëKryesore1Policia

Të Lidhura

E plaçkitin kartelet e drogës –

E plaçkitin kartelet e drogës –

nga 27
19:47 | 24/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar gjatë një takimi me mbështetësit se Porti i Durrësit përbën një nga...

Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –

Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –

nga 27
19:31 | 24/04/2026
0

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me mesazhet e ministrit Ferit Hoxha, të publikuara sot nga PD. Zëdhënësi i...

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

nga 27
19:25 | 24/04/2026
0

Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Parkun Kombëtar të Qafshtamës. Objekti, në pronësi...

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

nga 27
19:15 | 24/04/2026
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku...

Para

Qëlloi 44-vjeçarin në sy të vëllait, autori i vrasjes në Pukë njihet me dy emra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E plaçkitin kartelet e drogës –

E plaçkitin kartelet e drogës –

19:47 | 24/04/2026
Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –

Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –

19:31 | 24/04/2026
Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –

19:25 | 24/04/2026
dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –

19:15 | 24/04/2026
Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –

19:09 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E plaçkitin kartelet e drogës –
  • Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –
  • Flakët përfshijnë lokalin në Qafshtamë, pranë burimit “Nëna Mbretëreshë” –
  • dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg –
  • Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026 –
  • Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E plaçkitin kartelet e drogës –
  • Mesazhet e ministrit, të fabrikuara! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com